[Aggregator] Downloaded image for imported item #45450

B.E “Natyra”- Strugë pjesë e diskutimit për promovimin e arritjeve të organizatave qytetare të organizuar nga Civica Mobilitas

Civica Mobilitas organizoi një takim me organizatat qytetare ku u diskutua se si sektori civil mund të promovojë më mirë arritjet, rezultatet dhe ndikimin e tij në shoqëri. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe organizata jonë Bashkësia e Ekologëve “Natyra” – Strugë, si përfitues i grantit në kuadër të thirrjes CM-PG-2.

Gjatë diskutimit u trajtuan sfidat me të cilat përballen organizatat në komunikimin publik, mënyrat për rritjen e dukshmërisë së rezultateve dhe rëndësia e transparencës, rrëfimit të sukseseve dhe ndikimit real në komunitet.

📌 Për ne si organizatë, kjo pjesëmarrje ishte një mundësi e vlefshme për:

  • Shkëmbim përvojash me organizata të tjera nga vendi
  • Përmirësim të strategjive të komunikimit dhe promovimit
  • Rritje të kapaciteteve për prezantimin e rezultateve të projektit tonë

Aktualisht, B.E “Natyra”- Strugë është duke zbatuar projektin:

🌿 “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor” të mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas në partneritet me Grupin e vëzhguesve „Mirko Mileski“ – Kërçovë.

Projekti synon:

  • Vendosjen e 30 instrumenteve për matjen e cilësisë së ajrit në 5 komunat në Rajonin Jugperëndimor
  • Trajnimin e 100 qytetarëve, mësimdhënësve dhe të rinjve
  • Formimin e Këshillit Rajonal për Ajër si mekanizëm dialogu me komunat

Ne besojmë se promovimi i arritjeve nuk është vetëm çështje komunikimi por edhe transparencë dhe llogaridhënie.

🤝 Falënderojmë Civica Mobilitas për organizimin e këtij diskutimi të rëndësishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sektorit civil në vend.

Së bashku për ajër më të pastër.

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“

Продолжи со читање

Регистрирај се и добивај новости, информации и можности од Цивика мобилитас. Испраќаме не повеќе од 1 до 2 пораки месечно.

Регистрирај се за информатор