B.E “Natyra”- Strugë pjesë e diskutimit për promovimin e arritjeve të organizatave qytetare të organizuar nga Civica Mobilitas


Civica Mobilitas organizoi një takim me organizatat qytetare ku u diskutua se si sektori civil mund të promovojë më mirë arritjet, rezultatet dhe ndikimin e tij në shoqëri. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe organizata jonë Bashkësia e Ekologëve “Natyra” – Strugë, si përfitues i grantit në kuadër të thirrjes CM-PG-2.
Gjatë diskutimit u trajtuan sfidat me të cilat përballen organizatat në komunikimin publik, mënyrat për rritjen e dukshmërisë së rezultateve dhe rëndësia e transparencës, rrëfimit të sukseseve dhe ndikimit real në komunitet.
📌 Për ne si organizatë, kjo pjesëmarrje ishte një mundësi e vlefshme për:
- Shkëmbim përvojash me organizata të tjera nga vendi
- Përmirësim të strategjive të komunikimit dhe promovimit
- Rritje të kapaciteteve për prezantimin e rezultateve të projektit tonë



Aktualisht, B.E “Natyra”- Strugë është duke zbatuar projektin:
🌿 “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor” të mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas në partneritet me Grupin e vëzhguesve „Mirko Mileski“ – Kërçovë.
Projekti synon:
- Vendosjen e 30 instrumenteve për matjen e cilësisë së ajrit në 5 komunat në Rajonin Jugperëndimor
- Trajnimin e 100 qytetarëve, mësimdhënësve dhe të rinjve
- Formimin e Këshillit Rajonal për Ajër si mekanizëm dialogu me komunat
Ne besojmë se promovimi i arritjeve nuk është vetëm çështje komunikimi por edhe transparencë dhe llogaridhënie.
🤝 Falënderojmë Civica Mobilitas për organizimin e këtij diskutimi të rëndësishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sektorit civil në vend.
Së bashku për ajër më të pastër.



Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“







