U realizua me sukses trajnimi i dytë në Dibër në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”
Sot në Dibër u realizua me sukses një trajnim në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i cili zbatohet me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane përmes programit Civica Mobilitas.
Trajnimi është pjesë e një serie aktivitetesh edukative që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit publik për ndotjen e ajrit dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, në mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Aktivitetin e hapi koordinatori i projektit, Bardhyl Tushi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi qëllimet kryesore dhe rezultatet e pritshme të projektit. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e krijimit të kapaciteteve lokale dhe rrjeteve qytetare që do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Rajonin Jugperëndimor.
Më pas, profesori universitar Prof. Dr. Musah Fejzullov, i angazhuar si ekspert për përgatitjen e programit dhe manualit edukativ të trajnimeve, zhvilloi një sesion interaktiv me pjesëmarrësit. Ai prezantoi në detaje përmbajtjen e manualit dhe realizoi ushtrime praktike dhe diskutime me nxënësit e pranishëm në trajnim, po ashtu ai prezantoi edhe instrumentin ”klimerko” përmes të cilit bëhet matja e cilësis së ajrit.
Projekti “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor” do të vazhdojë me aktivitete të tjera në komunat e rajonit jug-perëndimor, me qëllim krijimin e një rrjeti qytetarësh më të informuar, më aktiv dhe më të përgjegjshëm për një ajër më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Bashkësisë së ekologëve “Natyra” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë Zvicerane, Civika Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë”
Civica MobilitasEmbassy of Switzerland in North MacedoniaИзвиднички одред “Мирко Милески” / Scout group “Mirko Mileski”


Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“



![[Aggregator] Downloaded image for imported item #50119](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/Screenshot_3-1024x513-1-768x385.png)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49973](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/Enis-Shaqiri-768x389.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49851](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/group-female-friends-planning-together-scaled-1-768x513.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49837](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/Marjan-Bojaxhiev-400x364-1.png)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49815](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/763640236_4528072287429422_8572063425951153264_n-768x432.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49796](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/frank_rietsch-ai-generated-8932119_1920-768x576.jpg)