Ky studim zhvillohet në vazhdimësi të përpjekjeve të BCSDN-së për t’iu ofruar aktorëve kryesorë lokalë dhe atyre
ndërkombëtarë, e sidomos institucioneve të BE-së, analiza dhe rekomandime në lidhje me zhvillimin e shoqërisë civile në Ballkan duke u përqendruar tek roli i saj në kuadër të integrimit në BE. Pra, ky studim bazohet në gjetjet e studimit “The Successes and Failures of EU Pre accession Policy in the Balkans: Support to Civil Society”1 të publikuar në shtator të vitit 2009 i cili për herë të parë konsideroi zhvillimin e mbështetjes të Komisionit të
Bashkimit Evropian (KE) për shoqërinë civile në kontekstin e zhvillimit duke përfshirë instrumentat e kaluar (PHARE dhe CARDS) si dhe ata aktualë (IPA). Studimi theksoi mësimet e nxjerra për përmirësimin e Instrumentit të Shoqërisë Civile (ISHC) që u lançua në vitin 2008 (serisë së aktiviteteve në formë projektesh të KEsë në mbështetje të zhvillimit të shoqërisë civile dhe të dialogut qytetar) e sidomos nevojën për të përmirësuar pronësinë
dhe vazhdueshmërinë e aktorëve lokalë (d.m.th. të shoqërisë civile). Ndërsa studimi i përmendur më sipër trajtoi mbështetjen prej aktorëve lokalë dhe njohjen prej Komisionit, ndryshimet e mëdha që priten nga ana e shoqërisë civile lokale mbeten ende për t’u theksuar.