Marrëdhëniet me median – Udhëzues për organizatat e shoqërisë civile
Organizatat e shoqërisë civile – OJF-të, kanë pak a shumë përvoja të ndryshme me mediat dhe gazetarët, ndaj shpesh aktivitetet, projektet dhe përpjekjet tona të ndryshme nuk merren parasysh, keqkuptohen ose interpretohen gabim. Shumica e bisedave të mia me shumë OJF nga Sllovenia dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përmbajnë shprehje me vërejtje, ankesa dhe frikë kundrejt medias të tilla si:Media nuk ka interes për punën dhe qëllimet e mira të OJF-ve. Ajo thjesht është në kërkim të lajmeve të rëndësishme.