Në këtë raport janë paraqitur gjetjet kyçe, përfundimet dhe rekomandimet nga hulumtimi për nevojat e zbatimit të teknologjisë asistuese në mësim në shkollat e mesme në Maqedoni. Të dhënat sillen për vitin shkollor 2013/14.
Para hulumtimit ishin vendosur dy qëllime: 1) të dokumentohet gjendja në shkollat e mesme në pikëpamje të aplikimit të kompjuterëve si vegël për përmirësim të cilësisë së arsimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsmiore, dhe 2) të identifikohen nevojat dhe mundësitë për aplikim të teknologjisë asistuese në procesin mësimor.