Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive
Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk.
EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre. Përmes platformës, qytetarët mund të fotografojnë problemin, të shtojnë një përshkrim dhe të dërgojnë raportin, duke kontribuar drejtpërdrejt në identifikimin dhe adresimin e problemeve mjedisore.
Qëllimi i EcoPatrol është të krijojë një urë më të drejtpërdrejtë mes qytetarëve, institucioneve lokale dhe organizatave që punojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, duke përdorur teknologjinë për të nxitur pjesëmarrjen qytetare dhe reagimin ndaj ndotjes.
Ky projekt pilot financohet nga Fondi Europian për Ballkanin EFB (European Fund for the Balkans) , ndërsa organizata jonë Bashkësia e ekologëve ”Natyra” -Strugë është organizata udhëheqëse e projektit. Partner në zbatimin e projektit është Grupi i vrojtuesve “Krste Jon” – Struga.
Përmes këtij projekti, synojmë të forcojmë rolin e qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit dhe të krijojmë një mënyrë më moderne, transparente dhe efikase për raportimin e problemeve mjedisore.
🌿 Shihni ndotjen. Raportojeni. Bëhuni pjesë e ndryshimit.
📲 Raportoni tani në: www.ecopatrol.mk
EcoPatrol – një klikim për një mjedis më të pastër.

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51368](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/09/Краток-документ-за-политики_alb-pdf-1-724x1024-1.webp)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49794](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/Goran-Lefkov-400x318-1-e1789999958930.png)



