Zëri i Qytetarëve në Kuvend: Perspektiva qytetare nga Anketa Nacionale Debatuese mbi rolin e Kuvendit në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE
Dokumenti ynë më i ri i politikave, ” Zëri i Qytetarëve në Kuvend: Perspektiva qytetare nga Anketa Nacionale Debatuese mbi rolin e Kuvendit në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE “, i nxjerr në pah rekomandimet kryesore nga Anketa e pestë Kombëtare Debatuese në Maqedoninë e Veriut! Anketa debatuese tregoi se qytetarët janë të gatshëm dhe të aftë të merren me çështje të ndërlikuara që lidhen me procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE kur u ofrohen informacione të balancuara, mundësi për diskutim dhe ndërveprim i drejtpërdrejtë me ekspertët dhe vendimmarrësit. Rekomandimet nga dokumenti i politikave tregojnë për:Fuqizimin e përfshirjes së qytetarëve: Krijimin e paneleve qytetare dhe forumeve debatuese me procedura të qarta kuvendore dhe shqyrtimi i bazës procedurale më të përshtatshme për institucionalizimin e këtyre mekanizmave në punën e tij të rregulltMbikëqyrje e rritur parlamentare dhe debatet publike: Kuvendi duhet ta informojë publikun në mënyrë më proaktive për aktivitetet e tij mbikëqyrëse, veçanërisht ato që lidhen me monitorimin e reformave në kuadër të procesit të aderimit. Rritja e dukshmërisë së punës së komisioneve, seancave dëgjimore publike dhe mekanizmave të mbikëqyrjes mund të ndihmojë qytetarët ta kuptojnë më mirë rolin e Kuvendit në procesin e aderimit. Dialogun interaktiv përmes KNEI dhe KÇE: Organizimin e tryezave të rrumbullakëta të strukturuara me deputetë, qytetarë dhe ekspertë për përparësitë e reformave.Promovimin e konsensusit konstruktiv ndërpartiak: Kuvendi duhet të sigurojë hapësirë për dialog të mirëfilltë ndërpartiak mbi reformat që lidhen me procesin e aderimit, veçanërisht përmes Këshillit Nacional për Eurointegrime, Komisionit për Çështje Evropiane dhe trupave të tjerë përkatës të punës së Kuvendit.Komunikimin më të qartë dhe më të qasshëm: Komunikim më i qartë nga ana Ministrisë për Çështje Evropiane, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Kuvendit se si merren vendimet dhe si ndikojnë reformat e BE-së te qytetarët.
The post Zëri i Qytetarëve në Kuvend: Perspektiva qytetare nga Anketa Nacionale Debatuese mbi rolin e Kuvendit në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on EPI.
This post was originally published on this site


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51368](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/09/Краток-документ-за-политики_alb-pdf-1-724x1024-1.webp)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #49794](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/08/Goran-Lefkov-400x318-1-e1789999958930.png)




