”NATYRA” pjesë e konferencës rajonale “Let’s Clean the Western Balkans” në Durrës
Nga 26 deri më 29 shtator 2026, Bashkësia e Ekologëve ”Natyra”- Strugë mori pjesë në konferencën rajonale “Let’s Clean the Western Balkans – A Regional Initiative for Environmental Action and Cooperation”, të mbajtur në Durrës.
Gjatë këtyre ditëve, përfaqësues të organizatave dhe iniciativave mjedisore nga vendet e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë për të shkëmbyer përvoja, për të diskutuar sfidat e përbashkëta mjedisore dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal.
Për Natyrën-n, pjesëmarrja në këtë konferencë ishte një mundësi për të prezantuar përvojën dhe punën tonë 30 vjeçare në Maqedoninë e Veriut, për të shkëmbyer praktika me organizata nga rajoni dhe për të krijuar mundësi të reja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe përgatitjeve për World Cleanup Day 2027 dhe mundësive për organizimin e aksioneve të përbashkëta mjedisore në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Katër ditë me diskutime, ide, përvoja të reja dhe kontakte të reja – me një mesazh të përbashkët: problemet mjedisore nuk njohin kufij dhe kërkojnë bashkëpunim rajonal.
Një falënderim i veçantë shkon për “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” dhe drejtorin ekzekutiv të saj, z. Luan Hasanaj, për përzgjedhjen e organizatës tonë për të qenë pjesë e kësaj nisme të rëndësishme rajonale. Vlerësojmë shumë besimin, mikpritjen dhe vizionin për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes organizatave mjedisore të Ballkanit Perëndimor
Një rajon më i pastër fillon me veprime të përbashkëta.

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51808](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/825266975_1544017001097990_1917492501596776851_n.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51804](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/833241697_1549313317235025_4872257272150207793_n-768x576.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51794](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Image-2026-10-09-at-23.51.48-2-768x1024.jpg)

![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51368](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/09/Краток-документ-за-политики_alb-pdf-1-724x1024-1.webp)

