[Aggregator] Downloaded image for imported item #51804

“Natyra” pjesë e Festivalit të 6-të të Civica Mobilitas në Shkup !!

Bashkësia e Ekologëve “Natyra” Strugë mori pjesë në Festivalin e 6-të të Civica Mobilitas, i cili mblodhi mbi 1.000 vizitorë, qytetarë, të rinj, fëmijë dhe aktivistë nga e gjithë vendi.

Gjatë këtij aktiviteti, në kuadër të hapësirës sonë promovuese, prezantuam projektet tona të mbështetura nga Civica Mobilitas dhe Fondi Europian për Ballkanin duke vënë në fokus dy iniciativa të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit:

📱🌱EcoPatrol.mk – platforma digjitale për raportimin e ndotjes dhe problemeve mjedisore, e cila u mundëson qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë problemet mjedisore në komunitetet e tyre.

🌍💨 “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor” – projekt që synon fuqizimin e qytetarëve dhe komuniteteve lokale në monitorimin e cilësisë së ajrit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për ndotjen e ajrit në rajonin jugperëndimor.

Gjatë festivalit shpërndamë materiale promovuese dhe informuam qytetarët për mundësitë që ofrojnë këto iniciativa, duke diskutuar mbi rëndësinë e teknologjisë, monitorimit qytetar dhe përfshirjes aktive të komunitetit në mbrojtjen e mjedisit.

Ishte një mundësi e mirë për të prezantuar punën e “Natyra”-s para një numri të madh qytetarësh dhe organizatash, si dhe për të shkëmbyer ide dhe përvoja me aktorë të tjerë të shoqërisë civile.

🤝 Festivali u organizua nga Civica Mobilitas, me pjesëmarrjen e Ambasadës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut dhe ambasadorit të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.

🌍 Dy projekte. Një qëllim i përbashkët. Një mjedis më i pastër dhe komunitete më aktive.

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“

Продолжи со читање

  • “Natyra” organizoi tribunën e hapur për cilësinë e ajrit në Strugë

    Më 15 tetor 2026, në Strugë u mbajt me sukses tribuna e hapur me temë “Cilësia e ajrit në komunën tonë – sfidat, nevojat dhe zgjidhjet e mundshme”,në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes programit Civica Mobilitas Në

  • ”NATYRA” pjesë e konferencës rajonale “Let’s Clean the Western Balkans” në Durrës

    Nga 26 deri më 29 shtator 2026, Bashkësia e Ekologëve ”Natyra”- Strugë mori pjesë në konferencën rajonale “Let’s Clean the Western Balkans – A Regional Initiative for Environmental Action and Cooperation”, të mbajtur në Durrës. Gjatë këtyre ditëve, përfaqësues të organizatave dhe iniciativave mjedisore nga vendet e Ballkanit Perëndimor u

  • “Natyra” dhe “Go Green” nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit dhe aktivizmin rinor

    Bashkësia e Ekologëve “Natyra” – Strugë dhe organizata “Go Green” – Shkup kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, aktivizmit rinor dhe promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Përmes këtij memorandumi, të dy organizatat shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar në planifikimin dhe

  • Teknologjia duhet të jetë e drejtë, jo privilegj

    Para disa vitesh, një nxënës i Qendrës për Teknologji Asistive “Hapni dritaret” mësonte dhe shoqërohej po aq lehtë sa bashkëmoshatarët e tij në shkollë. Më pas, për shkak të një gjendjeje me origjinë gjenetike, filloi dalëngadalë të humbiste shikimin. Talenti i mbeti i njëjtë, po ashtu edhe dëshira për të…

  • Zëri i Qytetarëve në Kuvend: Perspektiva qytetare nga Anketa Nacionale Debatuese mbi rolin e Kuvendit në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE

    Dokumenti ynë më i ri i politikave, ” Zëri i Qytetarëve në Kuvend: Perspektiva qytetare nga Anketa Nacionale Debatuese mbi rolin e Kuvendit në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE “, i nxjerr në pah rekomandimet kryesore nga Anketa e pestë Kombëtare Debatuese në Maqedoninë e Veriut! Anketa debatuese tregoi se qytetarët […]
    The post Zëri i Qytetarëve në Kuvend: Perspektiva qytetare nga Anketa Nacionale Debatuese mbi rolin e Kuvendit në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on EPI.