fbpx
x
Мени

Civika Mobilitas

Civika mobilitas është program për mbështetje të shoqërisë civile, faza e tretë e së cilës filloi të zbatohet prej 1 janari 2019 dhe do të zgjatë deri më 31 dhjetor 2022.

Civika Mobilitas

Qëllimi i përgjithshëm

Ndryshimet shoqërore në Maqedoni janë nxitur nga sektori i fuqishëm civil, qytetarët aktiv dhe bashkëpunimi i mirë me autoritetet, që rezulton me qeverisje më transparente, më llogaridhënëse dhe me përfshirje sociale si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal.

Rezultatet

Programi ka katër rezultate:

  1. Ambienti për zhvillim të shoqërisë civile është përmirësuar përmes krijimit të mekanizmave për bashkëpunim më të mirë mes autoriteteve dhe organizatave qytetare dhe rritja e financimit publik për shoqërinë civile.
  2. Organizatat qytetare ndërtojnë konstituentë të fuqishëm duke mundësuar pjesëmarrje aktive të qytetarëve në iniciativat qytetare si dhe në aktivitetet vullnetare.
  3. Bashkëpunimi mes organizatave qytetare është përmirësuar dhe shpie drejt aleancave në shoqërinë civile.
  4. Organizatat qytetare janë aktive në pjesëmarrjen në politikat publike dhe vendimmarrje të cilat rezultojnë me politika dhe praktika më të mira.

Grupi i synuar

Shoqatat dhe fondacionet e regjistruara në Maqedoni sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione. Aktorët tjerë të shoqërisë civile siç janë sindikatat, odat ekonomike, mediat, institucionet shkencore-hulumtuese, si dhe vetë qytetarët.

Aktivitetet

Aktivitetet janë grupuar në tre komponentë:

  • Mbështetje financiare - Grante;
  • Të mësuarit;
  • Evenimente.

Buxheti

Buxheti ka vlerë prej 318.600.000 denarë.

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

SDC i angazhoi NIRAS nga Danimarka, Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe Institutin Suedez për Administratë Publike (SIPU) nga Suedia për zbatimin e Programit për mbështetje të shoqërisë civile “Civika mobilitas, 2014-2018”.
Për më tepër informata vizitoni: www.eda.admin.ch/sdc

NIRAS

NIRAS është kompani konsulente daneze me më shumë se 1300 të punësuar, prej tyre 280 punojnë në projekte zhvillimore. Duke u zhvilluar në më shumë se 40 vjet përvojë në më shumë se 100 shtete, NIRAS ofron spektër të gjerë të shërbimeve dhe menaxhimit programor, duke përfshirë edhe fushat siç janë sundimi i drejtë, decentralizimi dhe shoqëria civile.
Për më tepër informata vizitoni: www.niras.dk

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS)

MCMS është organizatë qytetare e themeluar në vitin 1993 e cila udhëheqë dhe nxitë ndryshime në Maqedoni dhe më gjerë përmes zgjidhjeve të reja dhe alternative për problemet shoqërore. MCMS tashmë 25 vjet është aktor i rëndësishëm i shoqërisë civile, që zbaton programe për zhvillim institucional dhe fuqizim organizativ, duke përfshirë avokim për ambient mundësues, ndërtimin e kapaciteteve, mbështetje financiare dhe hulumtime. Krahas kësaj, MCMS vepron edhe në sektorët e përfshirjes sociale dhe kohezionit, sundimit të drejtë dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe në mbështetjen e procesit të euro integrimeve. Nga viti 1993 MCMS zbatoi më shumë se 65 programe me mbi 1.500 projekte të realizuara në këto sektorë. MCMS në vitin 1998 e fitoi çmimin e SHBA dhe BE për shoqëri civili dhe demokraci.
Për më tepër informata vizitoni: www.mcms.mk

FCG Zhvillimi Suedez AB (FCG Suedi)

FCG Suedi është kompani konsulente e cila është fytyra e re e ORGUT të deritanishëm dhe SIPU, dhe është pjesë e rrjetit global të Grupit Finlandez për Konsulencë, me filiale në Evropë, Azi, Afrikë dhe Paqësor. Qëllimi i tyre është të kontribuojnë për zhvillimin e shoqërisë, në të cilën secili ka të drejtë të marre pjesë, pavarësisht nëse fjala është për reforma në sektorin publik, pylltari, ekonominë e ujërave, zhvillimin e tregut ose zhvillimin e shoqërisë civile.
Për më tepër informata vizitoni: www.sipuinternational.se

Ekipi ndërkombëtar

Sven Vejen Hindkjaer Drejtor ndërkombëtar i programit, NIRAS

Julija Mileviq Jakobsen Udhëheqëse ndërkombëtare e programit, NIRAS

Ana Sesili Vernild Jorgensen Udhëheqëse ndërkombëtare e programit, NIRAS

Lote Klinte Udhëheqëse ndërkombëtare e angazhuar për sigurimin e cilësisë dhe kontrollin, NIRAS

Gite Ketner Kontrollor ndërkombëtar i financave, NIRAS

Petrush Toines Lider ndërkombëtar i ekipit, NIRAS

Sajmon Forester Ekspert kryesor për facilitim, NIRAS

Ana Vasilaçe Ekspert kryesor për mentorim, SIPU

Anëtarët vendor, MCMS

Aleksandar Kërzhallovski, Lider kombëtar i ekipit

Emina Nuredinoska, Zëvendëse e liderit kombëtar të ekipit

Valentina Çiçeva, Koordinatore kombëtare për grantet institucionale

Gonce Jakovleska, Koordinatore kombëtare për informata dhe komunikim

Boris Ristovski, Bashkëpunëtor për internet dhe mediat e reja, MCMS

Simona Ognenovska, Bashkëpunëtore për forumet, trajnimet dhe hulumtimet

Darko Dimov, Koordinator kombëtar për grantet e veprimit

Sara Mustafa, Koordinatore kombëtare për grantet e vogla

Aleksandra Siljanovska, Bashkëpunëtore e re për informata dhe komunikime

Millka Bozhinovska – Miova, Kontrolluese kombëtare e financave

Borçe Jakimovski, Bashkëpunëtor për administratë dhe financa

Civika Mobilitas logo