THIRRJE PUBLIKE PËR ANGAZHIMIN E DY KONSULENTËVE TË JASHTËM PËR MBËSHTETJEN E ZHVILLIMIT PROFESIONAL TË PERSONELIT SHKOLLOR
THIRRJE PUBLIKE PËR ANGAZHIMIN E DY KONSULENTËVE TË JASHTËM PËR MBËSHTETJEN E ZHVILLIMIT PROFESIONAL TË PERSONELIT SHKOLLOR
Projekti: Forcimi i përfshirjes së fëmijëve me NVA
Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar – QMEQ Shkup shpall thirrje publike për përzgjedhjen e dy konsulentëve të jashtëm me ekspertizë në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, të cilët do të përgatisin dhe zbatojnë një program afatgjatë për zhvillim profesional të bazuar në punë praktike.
Duhet të zhvillohet një program modular dhe një paketë materialesh për trajnim për zbatimin e pedagogjisë gjithëpërfshirëse, Dizajnit Universal për të Nxënit (UDL) dhe përdorimin e teknologjisë asistive (AT), si dhe për integrimin e Edukimit për të Drejtat e Fëmijës (CRE) dhe Edukimit Ndërkulturor (ICE) në procesin mësimor, për trajnimin e gjithsej 96 pjesëmarrësve që janë përfaqësues të ekipeve shkollore për përfshirje (ESHP) dhe të personelit mësimor nga 24 shkollat e përfshira në projekt. Krahas programit modular dhe paketës së materialeve për trajnim, pas përfundimit të trajnimeve do të realizohen edhe vizita mentoruese në shkollat e projektit.
Aktiviteti është në kuadër të projektit “Forcimi i përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore”, të zbatuar nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar – QMEQ Shkup, me mbështetje financiare nga Fondacioni për Fëmijë Pestalozzi nga Zvicra.
LINKU DREJT TË GJITHA INFORMACIONEVE DHE SPECIFIKIMIT TEKNIK PËR PËRZGJEDHJEN:
https://drive.google.com/file/d/1hMgOHzNN9XatnhGczrUBHb3904LrRILY/view?usp=drive_link
Afati kohor për thirrjen publike
- Publikimi i thirrjes: 14.08.2026
- Afati i fundit për aplikim: 24.08.2026 deri në ora 17:00
- Parashtrimi i pyetjeve përmes emailit: deri më 20.08.2026, ora 17:00
- Njoftimi për përzgjedhjen: 31.08.2026
- Hartimi i programit modular dhe paketës së materialeve për trajnim: 12 ditë pune nga njoftimi për përzgjedhjen
- Zbatimi i trajnimeve: gjysma e dytë e shtatorit – fillimi i tetorit 2026
- Vizitat në shkolla: periudha tetor – 15 dhjetor 2026







