Ilija zupanoski alb 1024x533

Metamorfozis shpall konkurs për çmimin vjetor ILIJA ZHUPANOSKI

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, për të tretin vit radhazi, shpall

KONKURS

Për çmimin vjetor “Ilija Zhupanoski” për gazetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe individët që kontribuojnë në përballjen me dezinformatat në vend.

Do të ndahen dy çmime vjetore në kategoritë e mëposhtme:

  1. Punimi më i mirë gazetaresk, gjegjësisht profesional i përgatitur nga organizatat e shoqërisë civile dhe individët , i cili mund të jetë në lidhje me:
  • verifikime komplekse të fakteve për të ekspozuar dezinformatat e përhapura në diskursin publik;
  • verifikime të fakteve me qëllim të ekspozimit të serive të dezinformatave të ngjashme ose të lidhura tematikisht në diskursin publik;
  • analiza të problemit të dezinformatave ose të segmenteve tematike apo të tjera të kësaj dukurie me rekomandime për tejkalimin e tij;
  • analiza të tendencave të ardhshme në fushën e dezinformatave dhe pritshmëritë për llojet dhe tendencat e mundshme të dezinformimit në të ardhmen (pre-bunking);
  • punime profesionale/analitike/hulumtime, gjetje që e avancojnë përballjen me dezinformatat;
  • storje hulumtuese për origjinën dhe/ose lëvizjen/përhapjen e dezinformatave në sferën publike dhe pasojat e tyre;
  • analiza të pasojave të shkaktuara nga dezinformatat shumë të dëmshme dhe dëmet që priten prej tyre në të ardhmen;
  • zbulimin e narrativeve dhe veprimeve dezinformuese të pranishme në rajon dhe në Evropë, të cilat kanë shtrirje (ose tendencë për të arritur shtrirje) për të shkaktuar dëm në Maqedoninë e Veriut; dhe
  • punime të tjera profesionale dhe gazetareske në fushën e përballjes me dezinformatat.
  1. Përmbajtja multimediale edukative e përgatitur nga të rinjtë e moshës nga 18 deri në 28 vjeç, ku teknologjitë e informacionit dhe komunikimit janë përdorur në mënyrë kreative dhe inovative, për të arritur tek të rinjtë dhe për t’i edukuar ata për të forcuar rezistencën ndaj dezinformatave.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë ata që kanë krijuar dhe publikuar material autorial (individualisht ose në grup, nga kategoritë nën A. dhe B. të shënuara në Konkurs) në një gazetë, në televizion ose në portale në internet gjatë periudhës nga 1 nëntori 2025 deri më 1 tetor 2026.

Në konkurs, autorët mund të aplikojnë edhe me një seri përmbajtjesh të ndërlidhura, por që kanë të bëjnë me një temë konkrete. Me aplikimin në Konkurs, autori pranon që punimi i tij të ribotohet në Përmbledhjen e punimeve, e cila është një botim i veçantë elektronik, të cilën do ta përgatisë Metamorfozis, pas përfundimit të Konkursit.

Materialet e dorëzuara do të shqyrtohen nga një komision i përbërë nga përfaqësues relevantë të mediave dhe sferës publike.

Gjatë vlerësimit të materialeve, përparësi do t’u jepet atyre materialeve të cilat:

  • I referohen dezinformatave që kanë kapacitet të lartë për të shkaktuar dëme në shoqëri;
  • Ekspozojnë dezinformata që kanë të bëjnë me interesin e gjerë publik, gjegjësisht prekin një numër të madh të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • I shtojnë njohuritë ose arrijnë në njohuri të reja për problemin e dukurisë së dezinformimit dhe ofrojnë zgjidhje për trajtimin e këtij problemi; dhe
  • Kanë një qasje kreative, bashkëkohore, efektive dhe novatore në prezantimin e gjetjeve për publikun e gjerë.

Konkursi është i hapur deri më 1 tetor 2026. Aplikimet duhet të dorëzohen në info@metamorphosis.org.mk me shënimin: Për çmimin vjetor “Ilija Zhupanoski” për gazetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe individët që kontribuojnë në përballjen me dezinformatat në vend.

Çmimi për kategorinë e parë “Punimi më i mirë gazetaresk, gjegjësisht profesional” është 2.000 euro në kundërvlerë në denarë.

Çmimi për kategorinë e dytë “Përmbajtje multimediale edukative e përgatitur nga të rinjtë e moshës nga 18 deri në 28 vjeç,” është 1.000 euro në kundërvlerë në denarë.

Punonjësit e Fondacionit “Metamorfozis” nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Konkurs. Gjithashtu, në Konkurs nuk kanë të drejtë të marrin  pjesë as bashkëpunëtorët e jashtëm të “Metamorfozis” me materiale të cilat kanë qenë/janë  përgatitur dhe publikuar në kuadër të projekteve që i realizon “Metamorfozis”.

Aplikimi përbëhet nga:

Formulari i plotësuar për kategorinë përkatëse (në dispozicion të bashkëngjitura).

A formulari i aplikimit

B formulari i aplikimit

Për informacione dhe pyetje shtesë, na kontaktoni me e-mail në info@metamorphosis.org.mk me shënimin: “Çmimi vjetor “Ilija Zhupanoski” për gazetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe individët që kontribuojnë në përballjen me dezinformatat në vend” më së voni deri më 1 shtator 2026.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin e trajnerëve (ToT) mbi njohuri mbi IA-në në arsimin e të rriturve

    Në kuadër të projektit “Fillimi i Programeve të Mësimit për të Rritur mbi Inteligjencën Artificiale”, kemi kënaqësinë të shpallim një thirrje për pjesëmarrës në Trajnimin e Trajnerëve (ToT), i destinuar për trajnerë dhe edukatorë që punojnë në fushën e arsimit për të rritur dhe janë të interesuar të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në […]

  • Thirrje e hapur për shkollat e mesme publike për projektin BELI

    THIRRJE PËR SHKOLLAT E MESME PUBLIKE PËR DORËZIM TË APLIKACIONEVE PËR PJESËMARRJE NË PROJEKTIN NISMA PËR LIDERË TË RINJ NË BALLKAN (BELI) Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), në partneritet me organizata nga rajoni, shpall THIRRJE PËR PËRZGJEDHJEN E TETË SHKOLLAVE TË MESME PUBLIKE nga Maqedonia e Veriut për pjesëmarrje në projektin “Nisma për Liderë […]