Thirrje për Propozime – Grante për Prodhimin e Përmbajtjes Mediatike
Projekti SMS Facility – Mbështetja e Mediave të Vogla në Ballkanin Perëndimor shpall Thirrjen e Dytë Publike për Aplikime për Grante për Prodhimin e Përmbajtjes Mediatike për aplikantët nga Maqedonia e Veriut. Ky projekt zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga gjashtë organizata të shoqërisë civile dhe organizata mbështetëse të mediave: Centar za promociju civilnog društva CPCD (Bosnjë dhe Hercegovinë), si Aplikant Kryesor; Thomson Media GmbH (Gjermani); Center Science C Innovation for Development SCIDEV (Shqipëri); Kosovo TwoPointZero (Kosovë); Centar za demokratsku tranziciju CDT (Mal i Zi); dhe Fondacioni Metamorphosis (Maqedoni e Veriut). Projekti zbatohet në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian. Projekti SMS Facility – Mbështetja e Mediave të Vogla në Ballkanin Perëndimor synon të përmirësojë lirinë e medias, kapacitetin organizativ dhe qëndrueshmërinë institucionale të mediave të vogla në të gjithë rajonin.
Rreth Thirrjes
Objektivi i kësaj thirrjeje është të ofrojë mbështetje financiare të synuar për organizatat mediatike të vogla dhe lokale në të gjithë Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi) për të rritur cilësinë, profesionalizmin dhe ndikimin e përmbajtjes së tyre mediatike.
Nëpërmjet kësaj skeme, SMS Facility do të mbështesë mediat e vogla dhe lokale në përmirësimin e cilësisë dhe profesionalizmit të përmbajtjes së tyre, me fokus në rëndësinë për komunitetët lokale dhe integritetin gazetaresk.
Afati kohor i projektit
Të gjitha projektet e financuara duhet të përfundohen brenda 12 muajve nga nënshkrimi i kontratës Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 25.0C.202C, ora 23:59.
Procesi i aplikimit
Në dokumentet e mëposhtme në gjuhën shqipe, mund të gjeni udhëzime të detajuara dhe formularët e kërkuar të aplikimit:
– Aneks 1 – Udhëzime për SMS MKD MCP 01/2026
– Aneks 2 – Formulari i propozimit të projektit SMS MKD MCP 01/2026
– Aneks 3 – Buxheti SMS MKD MCP 01/2026
Dokumentacioni i plotë, duke përfshirë udhëzimet e hollësishme për aplikantët dhe formularët e aplikimit, është i disponueshëm në këtë link.
This post was originally published on this site





