Untitled Design (8)

Thirrje për pjesëmarrje në Trajnimin për pjesëmarrje dhe avokim rinor

HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, në partneritet me Këshillin Kombëtar Rinor të Maqedonisë, shpallin thirrje për pjesëmarrje në Trajnim për të rinj në suaza të projektit Youth Connect: Building Inclusive Participation through Local Partnerships të mbështetura nga Regional Youth Cooperation Office (RYCO).

🔹 Për se bëhet fjalë?

Projekti ka për qëllim t’i fuqizojë kapacitetet e të rinjve për pjesëmarrje aktive dhe thelbësore në proceset demokratike, krijimin e politikave publike dhe vendimmarrjen lokale, si dhe ta avancojë rolin e tyre në ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimit në komunitete.

🔹 Çfarë do të fitojnë pjesëmarrësit?

Përmes trajnimeve të strukturuara dhe interaktive, pjesëmarrës do të fitojnë:

  • njohuri për politikat publike dhe pjesëmarrjen e të rinjve;

  • shkathtësi për avokim dhe angazhim qytetar;

  • kapacitete për ndërtimin e paqes dhe vendosjen e dialogut dhe bashkëpunimit;

  • vetëbesim i rritur dhe gatishmëri për pjesëmarrje aktive në procese lokale dhe institucionale.

🔹 Kur dhe ku ?

Trajnimi do të realizohet në Veles, në datat:

  • 📅 19 – 22 Shkurt.

Trajnimi do të zbatohet me aplikimin e metodave joformale të mësuarit, punë interaktive dhe punë në grupe të vogla, me fokus në avokim, krijimin e politikave, demokraci pjesëmarrjeje dhe procese të ndërtimit të paqes.

👥 Kush mund të paraqitet?

  • Të rinjtë e moshë nga 18 deri në 29 vjeç;

  • Të rinjtë të cilët jetojnë dhe verojnë në territorin e Shkupit (komunat Kisella Vodë), Tetovë dhe Strugë;

  • Të rinj nga komunitete të ndryshëm sociale, etnike dhe lokale;
  • Veçanërisht inkurajohen të marrin pjesë gratë e reja, si dhe të rinjtë nga grupet e

ℹ Për pjesëmarrësit të cilët jetojnë jashtë qytetit ku mbahet  trajnimi, shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen tërësisht.

Gjithsej të do të përzgjidhen 60 të rinj, të cilët do të avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në fushën e politikave publike, pjesëmarrjes qytetare, avokimit dhe ndërtimit të paqes.

📌 Si të paraqitesh ?

Për pjesëmarrje është e nevojshme ta plotësosh online aplikacionin në linkun në vijim:

👉 https://docs.google.com/forms/d/1fkUkyjVffn53v7zHaRkHlQYH9thM8WctlD60SwvJBrw/preview

📅 Afati i regjistrimit: 10.02.2026 (e martë)

 

 

 

 

 

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin e trajnerëve (ToT) mbi njohuri mbi IA-në në arsimin e të rriturve

    Në kuadër të projektit “Fillimi i Programeve të Mësimit për të Rritur mbi Inteligjencën Artificiale”, kemi kënaqësinë të shpallim një thirrje për pjesëmarrës në Trajnimin e Trajnerëve (ToT), i destinuar për trajnerë dhe edukatorë që punojnë në fushën e arsimit për të rritur dhe janë të interesuar të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në […]

  • Metamorfozis shpall konkurs për çmimin vjetor ILIJA ZHUPANOSKI

    Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, për të tretin vit radhazi, shpall KONKURS Për çmimin vjetor “Ilija Zhupanoski” për gazetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe individët që kontribuojnë në përballjen me dezinformatat në vend. Do të ndahen dy çmime vjetore në kategoritë e mëposhtme: Punimi më i mirë gazetaresk, gjegjësisht profesional i përgatitur nga […]

  • Thirrje e hapur për shkollat e mesme publike për projektin BELI

    THIRRJE PËR SHKOLLAT E MESME PUBLIKE PËR DORËZIM TË APLIKACIONEVE PËR PJESËMARRJE NË PROJEKTIN NISMA PËR LIDERË TË RINJ NË BALLKAN (BELI) Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), në partneritet me organizata nga rajoni, shpall THIRRJE PËR PËRZGJEDHJEN E TETË SHKOLLAVE TË MESME PUBLIKE nga Maqedonia e Veriut për pjesëmarrje në projektin “Nisma për Liderë […]