ЕПИ

Pa etiketime, me argumente!

Pa etiketime, me argumente!

Këto ditë jemi dëshmitarë të sulmeve ndaj organizatave të shoqërisë civile për shkak të qëndrimeve që ato ndajnë publikisht dhe në mënyrë të argumentuar me publikun në lidhje me propozimin francez për hapjen e negociatave me BE-në.

Dëshirojmë të theksojmë se, përkundër të gjithë zhvillimeve, Instituti për Politikavë Evropiane (EPI) do t’i qëndrojë besnik qëllimeve, misionit dhe parimeve të tij.

  • Ne vazhdojmë të mbështesim vlerat e BE-së të përcaktuara në nenin 2 të Traktatit të BE-së: “respektimi i dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e personave që i përkasin pakicave”.
  • Ne mbetemi besnikë sa i përket parimeve tona të ekspertizës, integritetit dhe pavarësisë.
  • Mbështesim debatin e argumentuar, siç i mungon opinionit të gjerë, pa e shndërruar këtë debat në “tradhtarë” dhe “patriotë”.
  • Debatin për zgjerimin e pasurojmë me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve relevante, përfshirë përfaqësuesit zyrtarë, ekspertët e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile, qofshin të huaja apo vendase.
  • Ne do të vazhdojmë të jemi të hapur ndaj mediave, duke respektuar pavarësinë e tyre dhe lirinë e shprehjes, si një ndër vlerat themelore demokratike.
  • Ne presim raportim objektiv dhe të paanshëm, pa shtrembërime dhe përmbajtje në kornizë.
  • EPI do të mbetet një organizatë jopartiake, e cila do të bashkëpunojë me të gjitha subjektet përkatëse, por edhe do të analizojë, kritikojë dhe propozojë, bazuar në hulumtime dhe prova.

Продолжи со читање

  • Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

    Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në mënyrën se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë […]
    The post Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” first appeared on Metamorphosis.

  • “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

    Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]
    The post “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025 first appeared on Metamorphosis.

  • Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së

    Për të përparuar në rrugën e tyre të integrimit evropian, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë lirinë dhe pluralizmin e medias. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nënkupton tejkalimin e angazhimeve formale dhe dëshmimin përmes veprimeve konkrete se reformat demokratike janë më shumë sesa fjalë në letër. Disa javë më […]
    The post Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025

    Metamorfozis ishte pjesë e Samitit Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, të organizuar nga Qeveria e Spanjës nga 7 deri më 9 tetor 2025, në Vitoria-Gasteiz, Spanjë. Samiti mblodhi mbi 2,000 reformatorë, liderë dhe ekspertë nga mbi 70 vende me një qëllim të vetëm: forcimin e besimit, transparencës dhe demokracisë në një botë që […]
    The post Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025 first appeared on Metamorphosis.