Black & White Peace Meaning Minimalist Instagram Post

THIRRJE PËR QETËSIM TË TENSIONEVE DHE VAZHDIM I KONSULTIMEVE TË GJERA PËR TË ASHTUQUAJTURIN “PROPOZIMI FRANCEZ”

Ngjarjet aktuale na vënë para sfidave serioze, jo vetëm si njerëz nga organizatat qytetare por edhe individualisht, si qytetarë.

Disa grantistë nga Civika mobilitas iniciuan një reagim të përbashkët ndaj zhvillimeve të fundit në të cilat dhuna kërcënon të zë vendin e protestave dhe debateve paqësore.

Në vazhdim lexoni Thirrjen në tërësi dhe listën e organizatave qytetare që mbështesin nismën.

Thirrje për qetësim të tensioneve dhe vazhdim të konsultimeve të gjera për të ashtuquajturin “Propozimi francez”

Ditët e fundit po zhvillohen ngjarje ndaj të cilave nuk mundemi dhe nuk duhet të mbetemi vëzhgues të heshtur. Ato prekin në thelbin e demokracisë dhe në veprimin tonë si organizata qytetare. E gërryejnë paqen dhe tolerancën, vlera të cilat shoqëria i ndërton me shumë mundim. Vlera në të cilat është investuar përpjekje e fort nga të gjithë vepruesit shoqëror, institucionalë dhe individualë. Përpjekje rezultati i së cilës janë marrëdhënie të ndërtuara të bazuara në pranimin e dallimeve dhe përfitim i përbashkët nga ndërvarësia. Shoqëria jonë multikulturore është shenjë mbrojtëse e shtetit tonë dhe prandaj nuk duhet të lejojmë askënd që t’i shkatërroj vlerat tashmë të ndërtuara.

Prandaj, ne organizatat qytetare të poshtë nënshkruara e dënojmë dhunën e cila ndodhi gjatë protestave paqësore me të cilat qytetarët e shprehin qëndrimin e vetë për (të ashtuquajturin Propozimin francez) kushtuar negociatave marrëveshjeve maqedonase-bullgare. I dënojmë të gjithë ata të cilët me vetëdije ose pa vetëdije inkurajojnë zhvillim të dhunshëm  të protestave. Apelojmë te të gjithë të përfshirët në protestat të sillen me përgjegjësi. Kërkojmë nga partitë politike publikisht të distancohen  nga incidente të këtilla, ndërsa nga institucionet dhe qytetarët në mënyrë aktive të angazhohen të dekurajojnë pjesëmarrësit në protestat që të mos përdorin veprime të dhunshme. Apelojmë deri te mediumet për informim profesional dhe objektiv të qytetarëve.

Protestat paqësore janë një nga mënyrat për shprehje të mendimit personal. Të pasurit qëndrim dhe prezantimi i tij është përfitim demokratik. Edhe pse atë qëndrim ndoshta mund të mos e ndajnë të gjithë bashkëqytetarët – zgjidhja nuk është shmangia dhe heshtja. Prandaj apelojmë të vazhdojë debati për “propozimin francez” në të gjitha nivelet. Ai të jetë gjithëpërfshirës, të zgjasë aq sa është e nevojshme  që të prezantohen të gjitha argumentet të cilat do të çojnë në një vendim të informuar “për” ose “kundër” propozimit ose nëpërmjet kërkimit të “zgjedhjes të ndërmjetme”.

Paqja dhe stabiliteti, prosperiteti dhe demokracia janë përgjegjësi e të gjithë neve, janë shumë të çmuara për t’ua lënë vetëm partive politike.

Organizatat qytetare përkrahëse të nismës:

  1. Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar – MCMS
  2. Shoqata e Lezbikeve, gej, biseksualëve/eve dhe transeskualëve/eve LGBT Junajted, Tetovë
  3. Shoqata humanitare për ndihmë dhe përkrahje të personave me nevoja të posaçme “Bravura kooperativa”, Delçevë
  4. Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit Dibër
  5. Shoqata e Romëve “Çerenje”, Shtip
  6. Shoqata për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve “Punëtor i denjë”, Prilep
  7. Instituti për Politikë Evropiane (EPI), Shkup
  8. Shoqata për luftë kundër kancerit LUFTËTARE PËR ÇDO DITË TË RE, Shkup
  9. Koalicioni Rural, Kërçovë
  10. Shoqata për iniciativë demokratike (ADI), Gostivar
  11. Qendra e Dialogut për demokraci deliberative, Prilep
  12. Organizata e grave Lozovo
  13. Shoqata IZVOR, Kratovë
  14. Shoqata për zhvillim rajonal FORUMI EKONOMIK BALLKAN, Shkup
  15. Shoqata për avancimin e kooperativave bujqësore ASOCIACIONI MAQEDONIAS I KOOPERATIVAVE BUJQËSORE
  16. Instituti për shkenca sociale dhe humanistike – Shkup
  17. Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi, Shkup
  18. Instituti për hulumtim të zhvillimit shoqëror RESIS, Shkup
  19. Asociacioni rom për gratë dhe të rinjtë “Luludi”
  20. SHOQATA MEDIA PLUS – SHTIP
  21. Qendra komike e Maqedonisë – Veles
  22. Shoqata për mbështetje të personave që jetojnë me HIV –BASHKË MË TË FORTË Shkup

Paralajmërim: Për të gjithë organizatat joqeveritare lista për mbështetje të inicijativës është e hapur në email adresën: helpdesk@civikamobilitas.mk

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…