Civika Mobilitas shpall Thirrje për dhënie të granteve të vogla [CM-MAK-02].

Mund tё aplikojnё Organizata tё shoqёrisё civile tё cilat janё tё regjistruara nё pajtueshmëri me Ligjin pёr shoqata dhe fondacione (viti 2010, Gazeta zyrtare 52/10). Pёrkrah organizatёs kryesore, mund tё inkuadrohen edhe bashkëpunëtorë.

Aksionet e propozuara duhet të kontribuojnë drejt realizimit të qëllimeve dhe rezultateve te Civika Mobilitas:

    • Qëllimi i përgjithshëm – Ndryshimet shoqërore në Maqedoni drejtohen nga një sektor i fuqishëm civil, qytetarë aktiv dhe bashkëpunim të mirë me autoritetet, nga buron qeverisje më transparente, llogaridhënie dhe qeverisje shoqëroro-inkluzive në nivel kombëtar dhe lokal;
    • Rezultati 1 – Mjedisi I shoqëisë civile: Mjedisi për zhvillim të shoqërisë civile është I përmirësuar permes krijimit të mekanizmave për bashkëpunim më të mirë ndërmjet autoriteteve dhe organizatave të shoqërisë civile përmes rritjes së financimit shtetëror për shoqërinë civile.
    • Rezultati 2 – Angazhimi qytetar: Organizatat e shoqërisë civile krijojnë konstituentë të fuqishëm dhe me këtë mundësohet angazhim aktiv i qytetarëve në iniciativa qytetare, përfshirë dhe vullnetarizmin;
    • Rezultati 3 – Bashkëpunim: Bashkëpunim ndërmjet organizatave të shoqërisë civile është I përmirsuar dhe çon në aleanca të shoqërisë civile;
  • Rezultati 4 – Pjesëmarrja qytetare: Organizatat e shoqërisë civile marrin pjesë aktivisht në proceset për krijim dhe vendimarrje që rezulton me politika dhe praktika të përmirësuara.

Thirrja pёrmban Udhёzues pёr aplikantёt dhe Formular pёr paraqitje.

Kohёzgjatja e aktiviteteve tё kёsaj thirrje duhet tё jetё mё sё paku 3 dhe mё sё shumti 12 muaj.

Grantet nuk duhet të kalojnë shumën prej 330.000 denarё. Shuma totale e kёsaj thirrjeje ёshtё 13.200.000 denarё.

Kjo thirrje nuk ka afat të caktuar. Gjithsesi, duke e pasur parasysh periudhën e implementimit të programit Civika Mobilitas dhe kohëzgjatjen e grantit, kjo thirrje për propozime do jetë e hapur deri më 30 qershor 2022. Propozimet mund të dërgohen në cfarëdo kohe deri në këtë datë. Komisioni për përzgjedhje të granteve të vogla do të vendos në për çdo kuartal, respektivisht pas perfundimit kalendarik te kuartalit (30.9; 31.12; 31.3; 30.6)

Propozimet duhet të dërgohen në adresën elektronike: cm-mak-02@civicamobilitas.mk