Civika mobilitas shpall thirrje për dhënie të granteve institucionale CM-INS-04

Mund tё aplikojnё:

  • Organizata tё shoqёrisё civile tё cilat janё tё regjistruara nё pajtueshmëri me Ligjin pёr shoqata dhe fondacione (viti 2010, Gazeta zyrtare 52/10);

Grantet institucionale synojnë të mbështesin zhvillimin institucional (ZhI) dhe forcimin organizativ (FO) të organizatave individuale të shoqërisë civile. Civika Mobilitas pret që grantistët institucional të zënë pozicione drejtuese në shoqërinë civile në vend, të jenë proaktiv, të ndërmarrin dhe udhëheqin me iniciativat për bashkëpunim dhe bashkim të organizatave të tjera të shoqërisë civile. Në propozimet për grante institucionale, aplikuesit duhet të demonstrojnë aftësinë për të implementuar më të përshtatshëm me proceset e ZhI/FO që t’i tejkalojnë sfidat e tyre institucionale dhe organizative dhe të përmirësojnë performancën e tyre që (përmes programeve të tyre) të kontribojnë drejt realizimit të qëllimeve dhe rezultateve të Civika Mobilitas dhe iniciativave të tjera për zhvillimin e shoqërisë civile në vend.

Qëllimi i përgjithshëm – Ndryshimet shoqërore në Maqedonine e Veriut drejtohen nga një sektor i fuqishëm civil, qytetarë aktiv dhe bashkëpunim të mirë me autoritetet, nga buron qeverisje më transparente, llogaridhënie dhe qeverisje shoqëroro-inkluzive në nivel kombëtar dhe lokal;

Rezultati 1 – Mjedisi I shoqërisë civile: Mjedisi për zhvillim të shoqërisë civile është I përmirësuar permes krijimit të mekanizmave për bashkëpunim më të mirë ndërmjet autoriteteve dhe organizatave të shoqërisë civile përmes rritjes së financimit shtetëror për shoqërinë civile.

Rezultati 2 – Angazhimi qytetar: Organizatat e shoqërisë civile krijojnë konstituentë të fuqishëm dhe me këtë mundësohet angazhim aktiv i qytetarëve në iniciativa qytetare, përfshirë dhe vullnetarizmin;

Rezultati 3 – Bashkëpunim: Bashkëpunim ndërmjet organizatave të shoqërisë civile është I përmirsuar dhe çon në aleanca të shoqërisë civile;

Rezultati 4 – Pjesëmarrja qytetare: Organizatat e shoqërisë civile marrin pjesë aktivisht në proceset për krijim dhe vendimarrje që rezulton me politika dhe praktika të përmirësuara

Thirrja pёrmban Udhёzues pёr aplikantёt dhe Formular pёr paraqitje me shtojca.

Shtojcat e nevojshme për aplikim janë:

  • Shtojca 1. Plan Financiar (Buxhet);
  • Shtojca 2. Dëshmi mbi statusin ligjor të aplikuesit (gjendja aktuale e lëshuar nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më të vjetër se gjashtë muaj);

 

Grantet institucionale në këtë thirrje do të sigurohen në kohëzgjatje prej më së shumti 3 vite (36 muaj).

Madhёsia e grantit tё kёrkuar duhet tё jetё ndërmjet 3.000.000 dhe 4.500.000 denarë. Shuma totale e kёsaj thirrjeje ёshtё 67.000.000 denarë.

Organizatat mund tё aplikojnё vetёm njё herё pёr kёtё thirrje.

Afati pёrfundimtar pёr aplikim ёshtё 3 qershor 2019, deri nё ora 16.00, kur duhet tё pranohen tё gjitha paraqitjet, pёrfshirё ato tё dorёzuara personalisht, shёrbim postal ose nёpërmjet postёs.

Aplikimet dёrgohen nё adresёn:

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS)

Për programin Civika mobilitas

Nikolla Parapunov, nr. 41а

Fahu postar 55, 1060 Shkup

 

Civika mobilitas nuk do t’i pranojё aplikimet e dorёzuara nё formё elektronike.

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Të interesuarit mund t’I dërgojnë pyetjet e tyre në formë elektronike në: helpdesk@civicamobilitas.mk deri më 20 maj 2019 dhe duhet në subjektin e porosisë të shënojnë numrin referues te thirrjes (CM-INS-04).

Pyetjet mund të parashtrohen edhe përmes web-faqes së Civika Mobilitas.

SESIONE INFORMATIVE

Civika Mobilitas do të organizojë një session informative për këtë thirrje, më 10 maj 2019, në Shkup. Koha dhe vendi i sakt dhe do të publikohen në: www.civicamobilitas.mk

KORNIZA KOHORE PRELIMINARE

Hapja e thirrjes për propozime 3 maj 2019
Sesion/e informative 10 maj 2019, ora 12.00
Afati për dorëzim të propozimeve 3 qershor 2019, ora 16.00
Vendim nga Komisioni për zgjedhje të granteve qershor/korrik 2019
Lajmërim për grantet e aprovuara dhe propozimet e refuzuara korrik 2019
Negociata dhe nënshkrimi i kontratave korrik/gusht 2019

Ju lutemi konsideroni se kjo kornizë kohore mund të ndryshojë. Civika Mobilitas mund t’a azhurojë kornizën kohore në çdo kohë. Për këtë arsye, I inkurajojmë aplikuesit që rregullisht ta kontrollojnë we-faqen: https://civicamobilitas.mk/povici/cm-ins-04/