Prijavi za akciski grantovi

FILLOI KONTROLLI ADMINISTRATIV I FLETËPARAQITJEVE PËR GRANTET E VEPRIMIT

Në thirrjen e pare për grantet e veprimit në këtë fazë të Civika mobilitas arritën 131 fletëparaqitje, prej të cilave 123 u parashtruan në ditën e fundit, e një pjesë edhe pas skadimit të afatit. Sot (27.03.2019) filloi kontrolli administrativ dhe përshtatshmëria e fletëparaqitjeve. Pritet që fituesit të jenë të njohur nga fundi i prillit, pas çka të gjitha organizatat e paraqitura do të informohen, ndërsa me fituesit do të nënshkruhen marrëveshje.

Thirrja për grantet e veprimit u shpall në 26 shkurt 2019, ndërsa organizatat qytetare dhe institucionet shkencore-hulumtuese të interesuara patën mundësi që t’i dorëzojnë fletëparaqitjet e tyre deri më 25 mars 2019. Sesioni informativ për thirrjen u organizua më 12 mars, ndërsa të njëjtin e ndoqën rreth 300 përfaqësues të organizatave qytetare.

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Qytetare në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona përgjegjës për financat,…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…