ЕПИ

Të Drejtat Themelore në vitin 2020: reflektime dhe vështrime për të ardhmen

Instituti për Politikë Evropiane – EPI prezantoi raportin mbi të drejtat themelore, të cilin e publikoi këtë muaj Agjencia e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA). Si pjesë e FRANET, EPI është duke përgatitur kontributin për Maqedoninë e Veriut në këtë raport për të dytin vit radhazi. Përveç prezantimit të gjetjeve, panelistët diskutuan edhe për fokusin kryesor tematik të këtij raporti – ndikimin e pandemisë KOVID-19 mbi të drejtat themelore.

 

Eventin e hapi drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane – EPI, Simonida Kacarska, e cili iu referua bashkëpunimit me FRA-në dhe punës në lidhje me raportin. Ajo theksoi rëndësinë e statusit të vëzhguesit në FRA që vendi ynë ka për të tretin vit me radhë dhe bëri thirrje për të shfrytëzuar potencialin dhe mundësitë e plota që ky status ofron.

 

Pas saj fjalën e mori Avokati i Popullit Naser Ziberi, i cili iu referua gjetjeve të raportit të tij vjetor duke u përqëndruar në ndikimin e pandemisë KOVID-19 mbi të drejtat e njeriut, me një theks të veçantë në gjetjet në lidhje me arsimin, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe dhunën në familje. Avokati i Popullit theksoi se është thelbësore të punohet për gjetjen dhe ruajtjen e një ekuilibri midis kufizimeve të drejtave dhe vetë të drejtave.

 

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiç ra dakord me diskutantët e mëparshëm se viti i kaluar ka qenë jashtëzakonisht sfidues për të drejtat themelore. Nga prezantimi i tij si një zhvillim veçanërisht i rëndësishëm veçohet fillimi i procesit të hartimit të një Ligji për Gjendjen e Jashtëzakonshme, i cili do të ndihmojë në trajtimin e situatave të tilla të ngjashme në të ardhmen.

 

Përfaqësuesi i Agjencisë për të Drejtat Themelore të Bashkimit Evropian, Mihail Veis (Mikhail Weiss), prezantoi gjetjet e raportit mbi të drejtat themelore me një theks të veçantë ndikimin e pandemisë KOVID-19. Si rezultatin kryesor të pandemisë, ai përmendi rritjen/fuqizimin e pabarazive ekzistuese. Në situata të tilla, roli i institucioneve kombëtare të drejtave të njeriut bëhet vendimtar, dhe si institucione që janë përballur me një sfidë veçanërisht të madhe në të gjithë BE-në, ai ka veçuar institucionet kompetente për mbrojtjen e të dhënave personale. Ai bëri thirrje për një dialog më të gjerë mbi gjetjet dhe opinionet e FRA-së dhe përdorim më të madh të njohurive dhe ekspertizës që vijnë nga FRA-ja, duke pasur parasysh statusin e vëzhguesit të vendit në Agjenci.

 

Më pas vijoi një diskutim panel mbi gjetjet e raportit dhe ndikimin e pandemisë KOVID-19 mbi të drejtat themelore. Panelin e udhëhoqi/moderoi Uranija Pirovska. Tanja Kikerekova nga Ministria e Drejtësisë ishte e para që mori fjalën në panel. Ajo u përqendrua në paralelet midis raportit të FRA-së dhe aktiviteteve që po zhvillohen aktualisht në Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se raporti i FRA-së duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për drejtimin e mëtejshëm në të cilin duhet të lëvizim në lidhje me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave themelore.

 

 

Pas kësaj, një prezantim i shkurtër i gjetjeve u dha edhe nga autorët e kapitujve të këtij raporti. Biljana Kotevska, autore e kapitujve “Barazia dhe mosdiskriminimi” dhe “Racizmi, ksenofobia dhe intoleranca”, si zhvillimin kryesor për vitin 2020 veçoi miratimin (e sërishëm) të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe krijimin e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen kundër Diskriminimit. Ajo bëri thirrje për zbatimin urgjent të procedurës për zgjedhjen e anëtarit të shtatë të këtij organi dhe për reformimin e mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve/anëtareve në institucionet kombëtare të drejtave të njeriut në mënyrë që ata/ato të jenë më pak porozë nga ndikimet partiake.

 

Nesime Salioska, autore e kapitullit “Barazia dhe përfshirja e romëve”, veçoi tetë elementë që shënuan këtë vit: pabarazia e theksuar socio-ekonomike, profilizimi racor, getoizimi i romëve në valën e pandemisë, mosmarrja në konsideratë e fëmijëve romë me rastin e planifikimit të arsimit online, vështirësia e theksuar e aksesit të romëve në shërbimet shëndetësore, ngacmimet mediale kundër romëve dhe përshkallëzimi i krizës shëndetësore në një krizë ekonomike. Ajo theksoi se, megjithëse disa nga masat e miratuara ishin pozitive, në përgjithësi zbatimi dhe përshtatja e masave ndaj dobësive specifike të romëve kishte munguar.

 

Vigjilenca Abazi, autore e kapitullit “Shoqëria Informatike, Privatësia dhe Mbrojtja e të Dhënave”, theksoi rolin kryesor të kësaj sfere në kohën e pandemisë me KOVID-19. Ajo vuri në dukje përshkallëzimin e akumulimit shumëvjeçar të problemeve gjatë pandemisë dhe, megjithëse ishin bërë disa ndërhyrje ligjore që u konsideruan pozitive, ato tani duhet të shoqërohen me një zbatim të përpiktë dhe përkatës.

 

Gordana Lazhetiq, autore e kapitullit “Të Drejtat e Fëmijëve”, u ndërlidh me prezantimet e mëparshme në lidhje me ndikimin serioz të pandemisë në të drejtën e fëmijëve për arsimim. Ajo theksoi rëndësinë e miratimit sa më të shpejtë të ligjeve për drejtësinë e fëmijëve dhe kompensimin monetar për viktimat e dhunës.

 

 

Aleksandra Bogdanovska, autore e pjesës “Direktiva për të Drejtat e Viktimave”, ra dakord me zonjën Lazhetiq sa i përket urgjencës për miratimin e këtyre ligjeve. Ajo përmendi disa shembuj pozitivë nga viti i kaluar, përfshirë punën e një projekti  mbi trafikimin e qenieve njerëzore, i mbështetur nga “Horisontal Facility” të Këshillit të Evropës.

 

Maja Balshiqevska, autore e pjesës “Dhuna ndaj grave”, vuri në dukje pengesat e shumta për gratë – viktima të dhunës gjatë kohës së pandemisë. Ajo vuri në dukje ngërçin e përgjithshëm në reformimin e kornizës së brendshme ligjore dhe institucionale sipas Konventës së Stambollit, duke dhënë shembuj konkretë se si ky ngërç ishte manifestuar në vitin 2020 dhe bëri thirrje për përpjekje të intensifikuara për të zbatuar këtë konventë.

 

Elena Koçoska, autore e kapitullit “Zhvillimet në lidhje me zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”, theksoi qartë se për personat me aftësi të kufizuara shumë nga kufizimet me të cilat përballen gjatë kësaj periudhe janë kufizimet me të cilat përballen edhe në “kushtet e përditshme/normale”. Ajo theksoi stafin e diskutueshëm institucional për sa i përket aspekteve të aftësisë së kufizuar, duke u përqëndruar në organin koordinues kombëtar, i cili, pavarësisht indikacioneve të shumta, përfshin vetëm organizatat prindërore të personave me aftësi të kufizuara. Një shembull tjetër është Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në të cilin, megjithë pak aplikantëve që plotësonin kushtet e kërkuara ligjore, nuk u zgjodh asnjë person i vetëm me aftësi të kufizuara. Sipas Koçoska, këto janë shenja të qarta se institucionet nuk janë të gatshme të përfshijnë persona me aftësi të kufizuara. Ajo bëri thirrje për përdorimin e mundësive që ofron Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara për t’u përballur me situata të tilla si pandemia me KOVID-19.

Video:

 

The post Të Drejtat Themelore në vitin 2020: reflektime dhe vështrime për të ardhmen appeared first on EPI.

Продолжи со читање

  • Pesë media lokale fituan grante për prodhimin e përmbajtjeve me interes publik

    Qëllimi i këtij aktiviteti nuk është vetëm të ofrojë ndihmë financiare të njëhershme, por të krijojë një mjedis të sigurt dhe strukturë për zhvillimin afatgjatë të mediave të vogla me rëndësi lokale dhe specifike. Mediat lokale janë segmenti më i cenueshëm në peizazhin mediatik, duke u përballur me sfida të shumta krahasuar me mediat e […]
    The post Pesë media lokale fituan grante për prodhimin e përmbajtjeve me interes publik first appeared on Metamorphosis.

  • Transformimi i përgjegjshëm digjital në fokusin e Forumit Kombëtar “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile”

    Më 26 nëntor (e mërkurë) 2025, në Klubin e Deputetëve në Shkup u mbajt Forumi Kombëtar – Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile: “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile”, i organizuar nga “Civica Mobilitas” dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në forum folën Kryeministri i QeverisëHristijan Mickoski, Sekretari i Përgjithshëm, Igor Janushev dhe […]
    The post Transformimi i përgjegjshëm digjital në fokusin e Forumit Kombëtar “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile” first appeared on Metamorphosis.

  • Takim i konsorciumit të partnerëve të Programit të Aktivizmit Digjital

    Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, mori pjesë në takimin e konsorciumit të partnerëve të Programit të Aktivizmit Digjital. Takimi u zhvillua në Sarajevë, para mbajtjes së konferencës ndërkombëtare Megafon 2025. Partnerët e programit u mblodhën në Sarajevë për dy ditë rrjetëzimi intensiv, reflektimi dhe planifikimi për të ardhmen. Fokusi i takimit ishte se […]
    The post Takim i konsorciumit të partnerëve të Programit të Aktivizmit Digjital first appeared on Metamorphosis.

  • Organizohet Hakaton për Demokraci Digjitale

    Fondacioni Metamorfozis organizoi një hakaton si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile të CIVICUS. Ngjarja u mbajt në Bangkok, Tajlandë, nga 1 deri më 5 nëntor 2025. Pesë ekipet, duke punuar me përkushtim, përfunduan dhe i paraqitën prezantimet e tyre demonstruese. Gjatë disa muajve të ardhshëm, ata do të punojnë në zhvillimin e një […]
    The post Organizohet Hakaton për Demokraci Digjitale first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis mori pjesë në punëtorinë CarGrow 2.0 në Manastir

    Më 19 nëntor 2025, në hapësirat e Europe House në Manastir, u mbajt punëtoria lokale CarGrow 2.0, aleancës qytetare që e monitoron dhe e mbështet zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes. Punëtoria kishte për qëllim të prezantojë rolin e CARGrow 2.0 si një aleancë qytetare për monitorimin e reformave dhe të inkurajonte […]
    The post Metamorfozis mori pjesë në punëtorinë CarGrow 2.0 në Manastir first appeared on Metamorphosis.

  • Ndarjet politike, rrjetet sociale të parregulluara dhe mediat joprofesionale janë mundësues të FIMI gjatë zgjedhjeve

    Nën organizim të Fondacionit “Metamorfozis”, ndërsa në bashkëpunim me International IDEA, sot në Shkup në kuadër të Ditëve të Edukimit Mediatik u prezantua raporti “Mundësuesit dhe nxitësit e FIMI (Ndikime dhe manipulime të huaja të informacionit – Foreign Information Manipulation and Interference) gjatë zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut”. Dokumenti është përgatitur sipas një metodologjie ndërkombëtare […]
    The post Ndarjet politike, rrjetet sociale të parregulluara dhe mediat joprofesionale janë mundësues të FIMI gjatë zgjedhjeve first appeared on Metamorphosis.