Kodeks naslovna 2 (1)

Grantistët e Civika mobilitas diskutuan për përfitimet nga vetë-regullimi

Drafti i parë i “Kodit të organizatave qytetare në Maqedoni” u prezantua dje, 21 qershor 2021, në një online punëtori ku morën pjesë 36 përfaqësues të grantistëve të Civica mobilitas.

Kjo vegël synon të forcojë sistemin e vetë-rregullimit dhe të kontribuojë në profesionalizmin dhe llogaridhënien më të madhe të organizatave qytetare (OQ) e cila pritet të rrisë besimin e qytetarëve dhe donatorëve në sektor.

Aleksandra Savevska, bashkëpunëtore në projekte në Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), në prezantimin e saj informoi për nevojën, përgatitjen dhe përmbajtjen e Kodit të organizatave qytetare. “Ky është një fillim i mirë për ndërtimin e vetëdijes për përmirësimin e brendshëm, se si duam të udhëhiqemi dhe çfarë duam të arrijmë me punën tonë për një zhvillim më të mirë në shoqëri. Ne besojmë se një vegël e tillë duhet të zbatohet në çdo organizatë, natyrisht gradualisht me hapa të vegjël në pjesën që mund të përmirësohet,” tha Savevska.

kodeks

Kodi përfshin shtatë vlera thelbësore që përshkruajnë punën e organizatave qytetare dhe tetë angazhime, të përkthyera në 45 standarde të a.q. parimet e punës.

Anketa e shkurtër e kryer në fillim të punëtorisë, në të cilin morën pjesë të gjithë, tregoi perceptimin e pjesëmarrësve se publiku (qytetarët, sektori privat, etj.) ka besim të pjesshëm në organizatat qytetare.

Shumica e pjesëmarrësve besojnë se donatorët janë kryesisht të njohur me punën e OQ, ndryshe nga Qeveria dhe institucionet shtetërore, të cilat pjesërisht i kuptojnë dhe i dinë angazhimet në sektorin civil.

Pjesëmarrësit në grupe diskutuan për një sistem të tillë të vetë-rregullimit dhe adresuan çështje që lidhen me legjitimitetin, strukturën aktuale, por edhe institucionalizimin e kodit në organizatat e shoqërisë civile.

Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord që Kodi ofron udhëzime dhe rregulla themelore për punën e organizatave të shoqërisë civile që janë të thjeshta për t’u interpretuar dhe zbatuar. Kodi do të përmirësojë organizatat, do të kontribuojë në rritjen e besimit të qytetarëve dhe donatorëve në organizatat e shoqërisë civile, do të ndikojë në krijimin e një imazhi më të mirë për sektorin, dhe me transparencën do të mundësojë që publiku të ketë një pasqyrë e aktiviteteve dhe arritjeve në shoqëri.

Në fazën tjetër, përfaqësuesit e organizatave qytetare do të shqyrtojnë në detaje versionin e draftit të Kodit dhe do të dërgojnë sugjerimet e tyre për përmirësim.

Kjo punëtori është pjesë e aktiviteteve të zbatuara nga MCMS, përmes programit “Shoqëria civile e qëndrueshme – financimi shtetëror për organizatat qytetare” i cili është financuar nga Bashkimi Evropian.

999999

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Civile (QRC) në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga të 11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…