цивил

Konferencë rajonale për sulmet mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut

“Sulmet mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut: Udhëheqësit ekzekutivë në mbështetje të shoqërive të Ballkanit Perëndimor përballen me dezinformata, gjuhë të urrejtjes dhe sulmet hibride”, është konferencë rajonale, e organizuar nga CIVILi në bashkëpunim me Ballkan Forum, anëtarë të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut. Konferenca do të mbahet më 28 korrik, 2021, 11:00-13:30, në hotelin Park Residence&Spa, Shkup, Maqedonia e Veriut.

Kjo konferencë do të jetë e para në serinë që do të organizohen nga anëtarët e CSP deri në dhjetor 2021.

CIVILi do të organizojë  konferencë 150 minutëshe me pjesëmarrje të kombinuar (online dhe fizike), të ndarë në dy seanca. Çdo sesion fton ekspertë të shquar dhe aktorë të shoqërisë civile, të flasin mbi temat që lidhen me temën e Konferencës, pas së cilës do të vijojë diskutim.

Pjesëmarrësit në sesionet do të përqendrohen në dy pyetje: Si dezinformimi po e shtrembëron diskursin publik dhe inkurajon retorikën fyese dhe gjuhën e urrejtjes? Dhe: Si sulmet hibride po shtrembërojnë diskursin publik dhe  i rrezikojnë demokracitë.

Panelistët do të ndajnë njohuritë dhe pikëpamjet e tyre mbi llojet dhe burimet më të shpeshta të dezinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve hibride; si institucionet dhe shoqëritë po merren me këto çështje / dukuri, dhe cilat janë praktikat më të mira që janë dëshmuar të jenë të suksesshme.

Gjuha e punës në ngjarjen është Angleze. Do të transmetohet online, ndërsa artikujt e mediave do të përkthehen nga CIVILi dhe Ballkan Forum, dhe do të titrohen në gjuhët që fliten në rajonin tonë.

Продолжи со читање

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • “E-shoqëri: Integriteti njerëzor përballë dilemave në epokën e IA-së, si t’u përgjigjemi sfidave të reja dhe cilat janë zgjidhjet?” – Portalb

    Konferenca e 21-të Ndërkombëtare e-Shoqëri. Foto: Vanço Xhambaski Zbatimi i inteligjencës artificiale po ndodh me ritme më të shpejta sesa krijimi i kornizave rregullatore ose miratimi i standardeve minimale për krijimin dhe përdorimin e saj të përgjegjshëm. Ekspertët e kësaj lëmie gjatë diskutimit në kuadër të konferencës vjetore ‘E-shoqëri’ nxorën në pah rreziqet e “rregullimit […]
    The post “E-shoqëri: Integriteti njerëzor përballë dilemave në epokën e IA-së, si t’u përgjigjemi sfidave të reja dhe cilat janë zgjidhjet?” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • “Edukimi është mjeti më i rëndësishëm i rezistencës kundër fushatave dezinformative” – Portalb

    Konferenca e 21-të Ndërkombëtare e-Shoqëri. Foto: Vanço Xhambaski Procesi i digjitalizimit krijon mundësi të rëndësishme për zhvillim, por në të njëjtën kohë bart edhe rreziqe të shtuara që e minojnë sigurinë e shteteve, institucioneve dhe qytetarëve. Manipulimet me informacionet dhe sulmet kibernetike paraqesin një sfidë serioze për stabilitetin dhe besimin në proceset demokratike, sidomos në […]
    The post “Edukimi është mjeti më i rëndësishëm i rezistencës kundër fushatave dezinformative” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • “E-shoqëri: Transformimi i vërtetë digjital nuk ka vlerë nëse qytetarët vazhdojnë të presin radhë para sporteleve për shërbime” – Portalb

    Konferenca e 21-të Ndërkombëtare e-Shoqëri. Foto: Portalb.mk Integriteti është kusht për një transformim të vërtetë digjital , i cili nuk ka vlerë nëse qytetarët vazhdojnë të presin radhë para sporteleve për shërbime. Ishte kjo vetëm një nga pikat e prezantuara në edicionin e 21 të Konferencës Ndërkombëtare për e-Shoqëri, që u mbajt sot me temë […]
    The post “E-shoqëri: Transformimi i vërtetë digjital nuk ka vlerë nëse qytetarët vazhdojnë të presin radhë para sporteleve për shërbime” – Portalb first appeared on Metamorphosis.