[Aggregator] Downloaded image for imported item #46742

KEMM dhe Këshilli i Nderit pranë SHGM: Besimi i publikut ndërtohet mbi etikë, por humbet me sensacionalizëm

Shndërrimi i tragjedive në përmbajtje për klikime përbën shkelje serioze të standardeve etike në gazetari dhe një devijim të drejtpërdrejtë nga parimet themelore të profesionit.

Në raportimin për procesin gjyqësor lidhur me tragjedinë e nënës dhe fëmijës, një pjesë e mediave kanë tejkaluar kufijtë profesionalë, duke publikuar dhe theksuar detaje nga jeta private e viktimës që nuk kontribuojnë në informimin e interesit publik. Një qasje e tillë jo vetëm që nuk e përmirëson informimin e publikut, por cenon dinjitetin e të prekurve dhe kontribuon në viktimizimin e tyre të mëtejshëm.

Kujtojmë se, sipas Nenit 7 të Kodit të Gazetarëve, gazetari është i obliguar të respektojë privatësinë e individit, veçanërisht në situata dhimbjeje dhe zie, ndërsa Neni 8 kërkon raportim pa sensacionalizëm në raste tragjedish familjare dhe procese gjyqësore, me respekt për të gjitha palët dhe pa sugjeruar fajësi.

Në këtë drejtim, është thelbësore të bëhet dallimi i qartë ndërmjet interesit publik dhe interesit të publikut.

Interesi publik nënkupton publikimin e informacioneve që janë thelbësore për të kuptuar funksionimin e institucioneve, përgjegjësinë e sistemit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Publikimi i detajeve intime, përdorimi i titujve që nxisin kureshtje sensacionaliste, si dhe lejimi i platformave digjitale të shndërrohen në hapësira për gjykime morale dhe linçim publik, janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këto parime dhe me përgjegjësinë profesionale të mediave.

Theksojmë se jo çdo informacion është për publikim dhe jo çdo detaj është lajm. Përzgjedhja e përmbajtjes është një vendim thelbësor profesional dhe etik.

Ky rast e konfirmon edhe një herë nevojën për avancimin dhe qartësimin e standardeve etike, përfshirë forcimin e mbrojtjes së viktimave, kufizimin e publikimit të detajeve nga jeta private pa interes të qartë publik, si dhe rritjen e përgjegjësisë së mediave për përmbajtjet që publikojnë dhe moderojnë në platformat e tyre digjitale.

Apelojmë që mediat të ndalin praktikat që cenojnë dinjitetin njerëzor dhe të rikthehen te parimet bazë të gazetarisë së përgjegjshme, profesionale dhe etike.

Ky lajm u publikua fillimisht në faqen e Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.