[Aggregator] Downloaded image for imported item #49566

700 kilogramë mbeturina të larguara nga derdhja e lumit Sateska: Natyra bën thirrje për një zgjidhje afatgjatë

Sot, Bashkësia e Ekologëve “Natyra”, së bashku me anëtarët dhe vullnetarë nga Struga realizoi një aksion pastrimi në derdhjen e lumit Sateska në Liqenin e Ohrit.

Brenda vetëm pak orësh arritëm të grumbullojmë rreth 700 kilogramë mbetje plastike dhe mbeturina të tjera. Kjo nuk është thjesht një shifër – është dëshmi e qartë e ndotjes së madhe që lumi Sateska vazhdon t’ia sjellë Liqenit të Ohrit, një pasuri natyrore me vlera të jashtëzakonshme.

Ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm me aksione pastrimi por nevojiten masa konkrete dhe të qëndrueshme. Për këtë arsye, Bashkësia e Ekologëve “Natyra” do të intensifikojë përpjekjet për të siguruar mbështetje nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, pushteti lokal dhe institucionet shtetërore, me qëllim që të rikthehet në vëmendje zgjidhje afatgjate– rikthimi i lumit Sateska në shtratin e tij të vjetër, si mënyra më efektive për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit.

Ky do të jetë një nga prioritetet tona në periudhën e ardhshme.

Angazhimi ynë nuk përfundon këtu. Aksionet tona të radhës do të zhvillohen në zonën e deponive të egra mbi burimet e pellgut ujëmbledhës që furnizon me ujë të pijshëm Strugën dhe vendbanimet përreth, sepse mbrojtja e burimeve të ujit është mbrojtje e shëndetit dhe e jetës.

Falënderojmë të gjithë vullnetarët dhe qytetarët që ishin pjesë e këtij aksioni, Vetëm së bashku mund ta mbrojmë natyrën.

Një falënderim shkon edhe për JП Комунално Струга NP Komunale Strugë , e cila mbështeti këtë aksion duke mundësuar transportimin dhe largimin e mbeturinave të grumbulluara.

🌿 Natyra nuk ka zë -ne duhet të jemi zëri i saj!

Flossie And The Beach Cleaners

#flossieandthebeachcleaners

#globalbigweighIn26

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“

Продолжи со читање