Sredba

Solidaritet më i madh dhe bashkëpunim në sektor për nxitjen e ndryshimeve – apel nga takimi i sivjetmë për rrjetëzim të Civika mobilitas

“Së bashku me forcat e bashkuara, është mënyra më e mirë për të nxitur ndryshimin. Duhet të diskutojmë, të negociojmë dhe kjo kërkon shumë kohë. Por ne duhet ta bëjmë atë në emër të sektorit të shoqërisë civile,” tha Veronika Ullman, ambasadorja e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, duke iu drejtuar Takimit për rrjetëzim të Civica mobilitas. Ajo inkurajoi 115 përfaqësuesit e pranishëm të organizatave të shoqërisë civile të rrjetëzohen, të zhvillojnë programe dhe strategji të përbashkëta për t’iu qasur çështjeve të rëndësishme për sektorin. Ambasadorja Ullman kërkoi nga organizatat qytetare që analizën ta shndërrojnë në veprime. “Konkurrenca është e mirë, por kur bëhet fjalë për një qëllim më të lartë, duhet të bashkojmë forcat”, shtoi ajo.

viber_image_2022-05-09_15-11-00-282

Ky ishte qëllimi i Takimit për rrjetëzim të mbajtur nga 4 deri më 6 maj 2022 në Ohër, ku morën pjesë 83 organizata, fituese të granteve aktuale dhe më parë të Civica mobilitas. Nëpërmjet punës në grup, seancave plenare dhe debateve, pjesëmarrësit diskutuan për sfidat dhe nevojat e përditshme me të cilat përballen dhe që kanë të bëjnë me mjedisin për veprimin e tyre të përbashkët, bashkëpunimin, angazhimin, financat etj.

Liljana Jonoski nga Koalicioni rural iu referua zhvillimit rajonal dhe lokal në vendin tonë. “Vetëm shteti nuk investon sa duhet në zhvillimin lokal dhe rajonal, ndaj reflektohet në të gjitha fushat. Ne duhet të transferojmë njohuritë dhe aftësitë në nivel lokal. Duhet të forcojmë bashkëpunimin jo vetëm mes nesh, por edhe mes nesh dhe komunave. Këtu mund të kërkojmë një rrugëdalje nga institucionalizimi. Na mungon dukshmëria”, tha Jonoski. Vllado Karaev nga Shoqata e qytetarëve “Rubikon”, iu referua konstituentëve të organizatës së tyre, fëmijëve dhe të rinjve, në radhë të parë anëtarëve të kategorive të cenueshme dhe institucioneve kompetente. “Në fushën ku ne punojmë, parandalimi është një gjë e rëndësishme, duhet t’i shohim aktorët dhe të nxjerrim problemet në sipërfaqe. Për shkak se institucionet nuk reagojnë, vendosëm t’i marrim si partnerë”, shtoi Karaev. Bojan Pavlovski nga Bashkë më të fuqishëm, Daliborka Zlateva nga Shoqata e personave me paralizë cerebrale dhe me aftësi të tjera të kufizuara nga Velesi, Zvonko Shavreski nga Polio Plus folën edhe për grupet e margjinalizuara në shoqëri, të cilët u pajtuan që mbrojtja sociale të reduktohet në nivel lokal – kontakt i drejtpërdrejtë dhe komunikimi me njerëzit jep rezultate, por pyetja mbetet, fakti që organizatat e shoqërisë civile mbushin boshllëkun e krijuar nga mungesa e angazhimit të institucioneve, a e alimenton realisht shtetin? Të pranishmit u pajtuan që organizatat e shoqërisë civile të jenë të zëshme dhe të pranishme në publik, të kenë më shumë evente për të komunikuar me përfaqësuesit e institucioneve, për të edukuar qytetarët dhe njerëzit e sektorit për efikasitet më të madh.

viber_image_2022-05-09_15-10-26-966

Në këtë aktivitet u prezantuan edhe rezultatet e hulumtimit “Vlerësimi i shfrytëzuesve” dhe “Indeksi i organizatave të shoqërisë civile”. “Rezultatet tregojnë se perceptimet e jashtme janë më të mira se ato të brendshme. Ndoshta fakti që jemi më kritikë ndikon edhe në autokritikën tonë,” tha Aleksandar Krzhalovski, lider kombëtar i ekipit të Civica mobilitas dhe drejtor i MCMS. Sipas tij, rezultatet tregojnë se duhet të dalim nga rrethet tona dhe të angazhohemi për kërkesat prioritare të qytetarëve.

Pjesëmarrësit në takim e theksuan edhe sfidën për qëndrueshmërinë e organizatave të shoqërisë civile, duke theksuar shoqatat lokale që e kanë shumë më të vështirë të marrin mbështetje ose shpeshherë nuk janë konkurruese në disa thirrje. “Ne po përpiqemi të gjejmë mënyra për të vazhduar të ofrojmë shërbimet tona. Organizatat e vogla kanë nevojë për grante institucionale – të mbështeten për 2-3 vjet që të shohim se si do të zhvillohen,” sugjeroi Hristina Zdraveska nga Shoqata STANICA PET nga Prilepi. Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i programit, trajtoi një sërë modelesh të aplikuara në vende të tjera në Sesionin e qëndrueshmërisë organizative. Përmes shembujve konkret u drejtua diskutimi ndaj disa mënyrave alternative të financimit.

viber_image_2022-05-09_15-12-58-578

Në komentet e tyre gjatë takimit, pjesëmarrësit theksuan mbështetjen institucionale që u mundësoi atyre të bëjnë ndryshime vërtet të mira në organizatë. Për disa prej tyre, Civica mobilitas i lejoi të mësonin shumë gjëra të reja, përveç kënaqësisë së punës për idenë që kishin. Për organizatat e vogla, edukimi i ofruar nga programi ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm. Këto janë disa nga përvojat e përbashkëta të mbështetjes së Civica mobilitas.

Takimi u shfrytëzua për të konkretizuar propozimet për fazën tjetër, përfundimtare të këtij programi më të madh për mbështetjen e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut.

sredba

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…