U mbajt takimi i grupeve të punës për përgatitjen e Planit të ri Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2026-2028
Sot në Klubin e organeve të administratës u mbajt takimi i grupeve të punës për përgatitjen e Planit të ri të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026-2028 (PKV7), si vazhdimësi e procesit të bashkë-krijimit të filluar me konferencën e organizuar në prill të këtij viti. Ngjarja u organizua nga Ministria e Administratës Publike, në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis dhe Qendrën për Komunikime Qytetare.
Takimin e punës e hapi Koordinatorja kombëtare për PGH e vendit, znj. Gordana Gapiq-Dimitrovska e cila i theksoi përfitimet e procesit të bashkë-krijimit të Planit Kombëtar të Veprimit para përfaqësuesve të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertëve. Qëllimi i takimit të sotëm ishte përcaktimi i përbashkët i prioriteteve dhe angazhimeve të ardhshme në kuadër të planit të ri të veprimit.
Pjesëmarrësit punuan në pesë fusha tematike:
antikorrupsioni, integriteti, përgjegjësia dhe llogaridhënia;
hapësira civile, pjesëmarrja dhe liritë;
qeverisja digjitale;
klima dhe mjedisi jetësor;
parlamenti i hapur dhe gjyqësori i hapur. Fushat tematike i koordinojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile, që është vlerë e shtuar e procesit të bashkë-krijimit.
Takimi i punës paraqet një hap të rëndësishëm në procesin përfshirës të bashkë-krijimit të përgatitjes së Planit të ri Kombëtar të Veprimit, i cili duhet të kontribuojë për institucione më të hapura, më llogaridhënëse dhe më të disponueshme, në partneritet me shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesuara.
Procesi i bashkë-krijimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026-2028 vazhdon në periudhën e ardhshme përmes konsultimeve shtesë dhe diskutimeve tematike me të gjitha palët relevante.
This post was originally published on this site




![[Aggregator] Downloaded image for imported item #52152](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/FD2A3429-scaled-1-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51804](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/833241697_1549313317235025_4872257272150207793_n-768x576.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51808](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/825266975_1544017001097990_1917492501596776851_n-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51794](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Image-2026-10-09-at-23.51.48-2-768x1024.jpg)

![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51368](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/09/Краток-документ-за-политики_alb-pdf-1-724x1024-1.webp)