Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar
Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Civile (QRC) në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2.
Gjithsej 19 pjesëmarrës nga të 11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona përgjegjës për financat, diskutuan me ekipin e Civica Mobilitas se si më lehtë dhe më me efikasitet t’i ndjekin dhe raportojnë shpenzimet e krijuara gjatë zbatimit të aktiviteteve të projektit.


Ekipi i Civica Mobilitas e prezantoi sistemin për raportim financiar përmes platformës digjitale për ndarje elektronike, ngarkim dhe menaxhim të dokumenteve. Gjatë kësaj, u shpjeguan hapat për ngarkimin e dokumentacionit dhe gjenerimin e raportit përfundimtar. Përfituesve të granteve iu mundësua edhe qasje e drejtpërdrejtë në sistem, me mbështetje praktike të drejtpërdrejtë.
Përfituesit e granteve shfaqën interes për funksionimin e sistemit, si dhe për çështje të tjera lidhur me zbatimin e granteve konkrete.
“Punëtoria ishte vërtet e dobishme në disa aspekte, veçanërisht pjesa me tabelën e përbashkët Excel për shpenzimet dhe raportin financiar. Ky qasje mundëson ndjekje shumë të saktë të buxhetit dhe e ul ndjeshëm rrezikun nga mbivendosjet. Gjithashtu, do të theksonim qartësinë e tabelave dhe shpjegimin e tyre të kuptueshëm, si dhe mbështetjen gjatë hyrjes dhe përdorimit të platformës,” shtoi Simona Levi nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë “Megjashi”.
Punëtoria kontribuoi për një kuptim më të mirë të procedurave për raportim financiar dhe për komunikim më efikas ndërmjet përfituesve të granteve dhe ekipit të Civica Mobilitas gjatë zbatimit të projekteve.








