JAVË E DIVERSITETEVE
Java e diversiteteve është një javë e mbushur me aktivitete nga më të ndryshmet të cilat na promovojnë të gjithë Neve, si qytetarë të qytetit të bukur të Tetovës- Ne që i japim vlera këtij qyteti dhe shoqërisë sonë, me të gjitha dallimet që kemi dhe akoma të pasurit e një qëllimi të përbashkët: të bërit e këtij qyteti një vend më të mirë për jetesë!

Andaj, është kënaqësi për ne, t`ju ftojmë që të festojmë së bashku tashmë festën tradicionale të qytetit tonë- Dita e diversiteteve.
Dita e diversiteteve është aktiviteti qendror, i cili do të mbahet me datë 18 Maj 2016 në Qendrën e Kulturës “Ilo Anteski-Smok” në Tetovë, në ora 12:00 – 14:00.
Festa jonë do të jetë më kuptimplote me praninë tuaj!
Përzemërsisht,
Stafi i Multikulturës


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #52152](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/FD2A3429-scaled-1-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51804](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/833241697_1549313317235025_4872257272150207793_n-768x576.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51808](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/825266975_1544017001097990_1917492501596776851_n-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51794](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Image-2026-10-09-at-23.51.48-2-768x1024.jpg)

![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51368](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/09/Краток-документ-за-политики_alb-pdf-1-724x1024-1.webp)