Zbavitëse dhe pastër në Vodno

Në një atmosferë të bukur kaloi sot shoqërimi i të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike në Vodno, të cilët si vullnetarë morën pjesë në aksionin për mbledhjen e mbeturinave, nën moton e projektit “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!”.
Në një atmosferë të bukur kaloi sot shoqërimi i të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike në Vodno, të cilët si vullnetarë morën pjesë në aksionin për mbledhjen e mbeturinave, nën moton e projektit “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!”.

Ata, të veshur me bluza me këtë moto, duke zbritur nga maja e malit deri në Vodnon e Mesme, mblodhën një sasi të konsiderueshme të mbeturinave të hedhura udhës. Aksionit iu bashkëngjit edhe një grup të punësuarish në Sektorin për Ruajtjen e Mjedisit Jetësor të Qytetit të Shkupit.
Organizator i këtij aksioni është Lëvizja për Edukim dhe Avancim të Dialogut LEAD. Ky është projekti i parë i kësaj shoqate joqeveritare.

Me projektin “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” janë paraparë gjashtë aksione të këtilla, në gjashtë muajt e ardhshëm.
Krahas pastrimit të malit, aksioni ka për qëllim edhe ta ngritë vetëdijen publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Ky aksion ka edhe karakter shumetnik.
Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas edhe nga Sektori për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor i Qytetit të Shkupit.


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #52152](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/FD2A3429-scaled-1-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51804](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/833241697_1549313317235025_4872257272150207793_n-768x576.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51808](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/825266975_1544017001097990_1917492501596776851_n-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51794](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Image-2026-10-09-at-23.51.48-2-768x1024.jpg)

![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51368](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/09/Краток-документ-за-политики_alb-pdf-1-724x1024-1.webp)