Sobranie2024.jpg

Raportim nga Kuvendi vjetor i HERA për vitin 2024

Sot (21 shtator) është mbajtur Mbledhja vjetore e HERA-s për vitin 2024, në të cilën anëtarëve të shumtë janë prezantuar të arriturat dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit të kaluar. Manifestimi u hap me fjalën përshëndetëse nga kryetarja, Rumena Gjerdovska Kojçeski, e cila e theksoi rëndësinë e punës ekipore dhe përkushtimin e anëtarëve për realizimin me sukses të programeve dhe iniciativave të organizatës, pas së cilës vazhdoi me prezantimin e Raportit vjetor të programit për vitin 2023 dhe e prezantoi strategjinë e re të komunikimit të organizatës, duke e theksuar rëndësinë e transparencës dhe angazhimit publik në punën tonë.

Raportin financiar për vitin 2023 e prezantoi sekretarja e Këshillit drejtues, Meri Kokanovska, duke shpjeguar në detaje rezultatet dhe qëllimet e arritura financiare. Përveç kësaj, Ana Poprizova, anëtare e Këshillit drejtues, ndau historinë e suksesit të Qendrës BD – Qendra për mbështetjen e burrave dhe djemve, e cila ka arritur rezultate të rëndësishme gjatë vitit.

Këtë vit Kuvendit iu prezantuan shtatë anëtarë të rinj, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për misionin dhe vizionin e HERA-s dhe ndanë motivet e tyre për anëtarësim në organizatë. Gjithashtu, përfaqësuesi i ri i të rinjve u zgjodh në Këshillin drejtues, i cili e konfirmon përkushtimin e HERA për përfshirjen aktive të të rinjve në vendimmarrje.

I falënderojmë të gjithë anëtarët dhe mbështetësit për besimin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm. Së bashku, ne vazhdojmë të ndërtojmë HERA-n si një organizatë që frymëzon dhe krijon ndryshime pozitive në shoqëri!

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

    Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në mënyrën se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë […]
    The post Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” first appeared on Metamorphosis.

  • “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

    Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]
    The post “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025 first appeared on Metamorphosis.

  • Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së

    Për të përparuar në rrugën e tyre të integrimit evropian, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë lirinë dhe pluralizmin e medias. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nënkupton tejkalimin e angazhimeve formale dhe dëshmimin përmes veprimeve konkrete se reformat demokratike janë më shumë sesa fjalë në letër. Disa javë më […]
    The post Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025

    Metamorfozis ishte pjesë e Samitit Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, të organizuar nga Qeveria e Spanjës nga 7 deri më 9 tetor 2025, në Vitoria-Gasteiz, Spanjë. Samiti mblodhi mbi 2,000 reformatorë, liderë dhe ekspertë nga mbi 70 vende me një qëllim të vetëm: forcimin e besimit, transparencës dhe demokracisë në një botë që […]
    The post Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025 first appeared on Metamorphosis.