Dobitnici grantisti

Civica Mobilitas ndan dhjetë grante të reja

Komisioni për përzgjedhjen e granteve të Civica Mobilitas shqyrtoi aplikimet e mbërritura dhe rekomandoi që dhjetë prej tyre të nënshkruajnë kontrata. Grantet do të zbatohen nga gjithsej 34 organizata (lista e përfituesve/zbatuesve është në fund të tekstit). Buxheti total për grantet e ndara është rreth 55.5 milionë denarë. Zbatimi do të zgjasë nga 24 deri në 28 muaj.

Grantet janë të destinuara për të rritur përfshirjen aktive të qytetarëve në planifikimin dhe zbatimin e projekteve dhe për të përmirësuar përfshirjen e tyre në menaxhimin e organizatave qytetare. Mbështetja financiare do të mundësojë zbatimin e veprimeve konkrete për angazhimin e qytetarëve në të tetë rajonet planifikuese.

Nga thirrja e hapur deri më 12.04.2024, janë marrë 57 aplikime nga gjithsej 184 organizata qytetare. Prej tyre, 57 organizata u paraqitën si bartëse dhe 127 si partnere. Gjithsej 49 plotësuan kriteret administrative dhe u dorëzuan në Komisionin për vlerësimin e aplikimeve.

Më poshtë janë organizatat përfitues të granteve dhe veprimet që do të zbatojnë:

  1. Shoqata Qendra për Burime në Ambientin Jetësor (REC) – Maqedonia e Veriut, Shkup në partneritet me Shoqatën për Mbrojtjen dhe Përmirësimin e Ambientit Jetësor EKO-LOGIK Shkup dhe Shoqatën e Qytetarëve FLOROZON-Qendra për Demokraci Ekologjike Shkup do të zbatojnë projektin “Aktivizmi qytetar për realizimin e ekonomisë rrethore në menaxhimin e mbetjeve organike.”
  2. Shoqata e Qytetarëve Finance Think – Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politika, Shkup në partneritet me Shoqatën Qendra Maqedonase për Arsim Qytetar MCGO Shkup, Shoqata e Qytetarëve Forumi Rinor Edukativ Shkup, Shoqata e Qytetarëve Qendra për Zhvillim dhe Përmirësim të Demokracisë, Standardet Mediatike dhe Gazetarie, dhe Shoqata Maqedonase e Mjekëve Shkup do të zbatojnë projektin “Mbikëqyrja qytetare: Kapërcimi i hendekut midis premtimeve politike dhe realizimeve në katër fusha zhvillimi.”
  3. Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut Shkup në partneritet me Shoqatën HOPS-Opsionet për një Jetë të Shëndetshme Shkup dhe Koalicioni për të Drejtat Seksuale dhe Shëndetësore të Komuniteteve të Margjinalizuara Margini Shkup do të zbatojnë projektin “Barazi tani – Fuqizimi i komuniteteve të margjinalizuara për përfshirje sociale dhe mosdiskriminim.”
  4. Qendra për Ndihmë për Personat me Handikap Mendor Poraça Negotinë në partneritet me Shoqatën për Mbrojtjen dhe Përmirësimin e Ambientit Ekologjik Eko-jetë Kavadar dhe Shoqatën e Personave me Paralizë Cerebrale dhe Aftësi të Kufizuara të Tjera Veles do të zbatojnë projektin “Përballja me sfidat dhe stigmatizimin.”
  5. Shoqata Humanitare Majka Kumanovë në partneritet me Shoqatën Rajonale për Bashkëpunim Spektar Kriva Pallankë, Fondacionin për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kumanovë dhe Shoqatën Rajonale për Zhvillim të Qëndrueshëm Kratovë do të zbatojnë projektin “Gratë aktive.”
  6. Qendra për Zhvillim dhe Promovim Promo Idea Strumicë në partneritet me Shoqatën e Qytetarëve Qendra për Kërkime dhe Analiza Novus Strumicë dhe Shoqatën për Përmirësimin e Cilësisë së Jetës së Qytetarëve Kruna Plus Radovish do të zbatojnë projektin “Rrjeti rinor për aftësi financiare në Juglindje.”
  7. Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve Zëri i Tekstilistëve Shtip në partneritet me Shoqatën EHO Organizata Edukative-Humanitare Shtip dhe Shoqatën Iniciativa e Intelektualëve të Papunë Vinicë do të zbatojnë projektin “Përmes aktivizmit dhe nismave të grave drejt komunave që përfshijnë dhe mbrojnë barazinë gjinore.”
  8. Shoqata Iniciativa Demokratike Gostivar në partneritet me Shoqatën Qendra për Edukim dhe Zhvillim Tearcë dhe Shoqatën Instituti për Lidership dhe Politika Publike Tetovë do të zbatojnë projektin “Fuqizimi i të rinjve: Nxitja e angazhimit qytetar dhe sipërmarrjes në rajonin e Pollogut.”
  9. Shoqata Skautët e Poreçanit Stërga Jon Struga në partneritet me Shoqatën Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit Dibër dhe Shoqatën për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Ambientit Qendra Rajonale e Gjelbër Ohër do të zbatojnë projektin “Të mësojmë për ndryshimet klimatike!!!”
  10. Qendra për Iniciativë Qytetare Prilep në partneritet me Shoqatën për Edukim Ligjor dhe Transparencë Stani P.E.T. Prilep dhe Shoqatën Multietnike për të Gjitha Moshat fshati Crnilishtë, Dollneni do të zbatojnë projektin “Zëri i saj – fuqia e saj: Fuqizimi i grave dhe vajzave të margjinalizuara në Pellagoni.”

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…