
Sot në Dibër u realizua me sukses t, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes programit Civica Mobilitas.
Aktivitetin e hapi koordinatori i projektit, Bardhyl Tushi, i cili prezantoi qëllimet dhe aktivitetet kryesore të projektit, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe kontributin e tyre.
Në vazhdim, profesori universitar Prof. Dr. Musah Fejzullov, i angazhuar si ekspert për përgatitjen e programit dhe manualit edukativ të trajnimeve, realizoi një sesion interaktiv me pjesëmarrësit. Përveç prezantimit të materialeve edukative dhe diskutimeve mbi ndotjen e ajrit, profesori i njohu nga afër të pranishmit me instrumentin ”Klimerko”, i cili përdoret për matjen e cilësisë së ajrit dhe është vendosur në pesë komuna të Rajonit Jugperëndimor në kuadër të projektit.
Përmes këtyre aktiviteteve vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit në komunitetet tona.
Për më shumë informacione në linkun: https://natyra.org.mk/…/u-realizua-me-sukses-trajnimi…/


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #52152](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/FD2A3429-scaled-1-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51804](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/833241697_1549313317235025_4872257272150207793_n-768x576.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51808](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/825266975_1544017001097990_1917492501596776851_n-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51794](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Image-2026-10-09-at-23.51.48-2-768x1024.jpg)

