Themele të lëkundura të negociatave

Analizë e shkurtër e raportit të KE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Elementet kyçe të paketës së zgjerimit të këtij viti janë rekomandimet e kushtëzuara për fillimin e negociatave me Ukrainën, Moldavinë dhe BosnjaHercegovina, statusin e kandidatit për Gjeorgjinë, si dhe plani i rrritjes i shpallur nga Komisioni.

Analiza e vlerësimeve të Komisionit për Maqedoninë e Veriut çon në dy konkluzione:

Krahasuar me vitin paraprak, vlerësimi për gatishmërinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit është më i lartë vetëm në një kapitull. Kjo është e pritshme duke marrë parasysh qasjen e Komisionit në dekadën e fundit, për të cilën kemi shkruar në analizën e vitit të kaluar.

  • Vlerësimet për progresin janë më të dobëta se ato të vitit të kaluar, kështu që në vend të “progres i caktuar”, vlerësimi që dominon është pa progres ose progres “i kufizuar”. Ajo që duhet të na shqetësojë më shumë janë vlerësimet në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit si fusha kyçe nga të cilat varet ecuria e përgjithshme e negociatave si pjesë e klasterit “Themeli”.

Këto përfundime janë shqetësuese nga disa aspekte. Në njërën anë, ne si vend në vazhdimësi e theksojmë nivelin tonë të lartë të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ky stagnim i përgjithshëm i kombinuar me mungesën e progresit në kapitullin 23: gjyqësori dhe të drejtat themelore, minon argumentin të cilin e përdorin mbështetësit e integrimit tonë në BE. Nga ana tjetër, plani i shumëpritur i rritjes, i publikuar nga Komisioni këtë vit, kushtëzon drejtpërsëdrejti progresin në reforma deri në disponueshmërinë e mbështetjes nga BE-ja, prandaj konstatimet e raportit të këtij viti duhet të merren veçanërisht seriozisht.

The post Themele të lëkundura të negociatave appeared first on EPI.

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.