Nacionalen Forum Visual

Forumi Kombëtar: “Nga aktivizmi qytetar deri te ndryshimet shoqërore – pritshmëritë përballë realitetit”

Ju njoftojmë se Forumi Kombëtar i Civica Mobilitas do të mbahet më 15 nëntor në hotelin Aleksandar Palace me fillim në ora 10:00, me titull “Nga aktivizmi qytetar deri te ndryshimet shoqërore – pritshmëritë përballë realitetit”.

🖐 Regjistrohu për pjesëmarrje: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSetza4TxJSoD6o4R3Tl7cFc8Tse3UTtQP2CvP018fqVuqjoIg/viewform

Si folës kryesorë në temë kemi ftuar ish-aktivistë qytetarë, të cilët sot, përmes funksioneve të tyre, kanë (në)direkte pushtet për të marrë vendime të rëndësishme shoqërore për sektorin qytetar dhe qytetarët. Po ashtu kemi ftuar kolegë nga sektori, të cilët për një periudhë ishin pjesë e strukturave shtetërore. Shikoni agjendën.

Në forum do të ketë një fjalim përshëndetës nga ambasadorja e Zvicrës në Shkup, N.E. Veronika Ulman, ndërsa ngjarjen do ta moderon lideri i ekipit të Civica Mobilitas dhe drejtor i MCMS – Aleksandar Krzhalovski.

🖐 Regjistrohu për pjesëmarrje: https://forms.gle/Rtkb5Ca3kWG53W1S8?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR0rdCcSbgmUcy9gQqo15dEFh7X2w8kl550OiJ-Wh2xz4Y9TQL6BLCxJEmI_aem_Ab3D4XiV8ojsQLlCwyxE-Mvo7KmyO5HSOM0p11Xu1K2A6QsxVjq6WqsDGvSFtPsK8nEb8KRUOicx0slwrwlOaW5Z

Ashtu siç kemi bërë deri tani, Civica Mobilitas ju ofron mundësinë të bëni pyetje për folësit. Pyetjet mund t’i dërgoni së bashku me regjistrimin për pjesëmarrje në lidhjen e mëposhtme, deri më 13 nëntor (e hënë) në ora 14:00.

Shkarkoni publikimin “Arritjet kryesore të programit Civica Mobilitas 2019-2023”.

Forumi Kombëtar i Civica Mobilitas është ngjarja më e madhe përfundimtare e kësaj faze (2019-2023) të programit, prandaj besojmë se me pjesëmarrjen tuaj do të kontribuoni në një diskutim frytdhënës mbi një temë kaq të rëndësishme për ne organizatat qytetare.

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Civile (QRC) në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga të 11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…