Untitled Design 3.png

RMV, ka disa mënyra si të parandalohet korrupsioni në financimin e mediave onlajn me para shtetërore

Sem Pauer, eksperti britanik për financimin e zgjedhjeve në brifing me gazetarë, të organizuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES)/ FOTO:Portalb.mk

Eksperti britanik për financimin e zgjedhjeve, njëherazi ligjërues në Universitetin e Bristolit, Sem Pauer, sot në brifing me gazetarë, në Shkup, të organizuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), ka prezantuar gjetjet kryesore të projektit “Paratë, Mediat dhe Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut”, raporton Portalb.mk.

Eksperti Sem Pauer, ka zbuluar se financimi shtetëror i mediave gjatë një fushate nuk është plotësisht proporcional. Sipas tij, ka një mbikëqyrje të dobët rregulluese, në teori transparente, por jo edhe në praktikë.

“Në shumë fusha, Maqedonia e Veriut është në përputhje me standardet e BE-së. Por, jo edhe te rasti me financimin indirekt shtetëror nëpërmjet reklamave politike me pagesë. Financimi i mediave përmes fondeve shtetërore është e ngjashme me sistemet e vendeve si Butan, Kenia, Peru dhe Tajlanda”, sqaroi Pauer, duke veçuar shtetet ku është i ndaluar reklamimi: Brazili, Ishujt Komore dhe Zvicra, apo vendet si Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar që sigurojnë termine papagesë për transmetim.

Për momentin në Maqedoninë e Veriut nuk ka një trup të veçantë për mbikëqyrjen e portaleve onlajn. Prandaj, Pauer konsideron se, nëse u japim mundësi njerëzve të sillen në mënyrë korruptive, nuk duhet të befasohemi kur bëhen të tillë.

“Ka shumë gjasa që fondet shtetërore të keqpërdoren nga politikanët në lidhje me portalet onlajn. Paratë janë thelbësore, por ato kanë fuqinë për të shtrembëruar demokracinë”, tha Pauer.

Eksperti Pauer, bazuar në gjetjet e tij, ka renditur 11-të rekomandime, në bazë të se cilave mëton rregullimin e transparencës së financimit të mediave në kohë të zgjedhjeve:

  1. Të rishikohen kriteret e alokimit për marrjen e mbështetjes (direkte dhe indirekte) shtetërore, në mënyrë që ajo të jetë e lidhur me votat dhe vendet e siguruara në zgjedhjet e mëparshme, në përputhje me standardet e BE-së.
  2. Të sigurohet në kohë shpërndarja e mjeteve dhe transparencë e metodologjisë së shpërndarjes së mjeteve, të caktohet organ përgjegjës për pagesën.
  3. Për të parandaluar që partitë e etabluara politike të bëhen shumë dominuese, transmetimet zyrtare (offline dhe online) duhet të balancohen sipas modelit irlandez.
  4. Caktoni një organ (me gjasë ASHMAA) për të monitoruar aktivitetin e portaleve onlajn dhe për të siguruar përputhjen me rregullat
  5. Nuk duhet të ketë përgjegjësi të përbashkëta të mbikëqyrjes dhe secila organizatë në ekosistemin rregullator duhet të ketë një rol të përcaktuar në mbikëqyrjen e elementeve të financave zgjedhore/politike
  6. Konsolidimi dhe harmonizimi i përgjegjësisë rregullatore ndërmjet ASHMAA, KSHPK, KSHZ dhe ESHR.
  7. Ndërtimi i integritetit të procesit zgjedhor duke investuar në burimet e duhura në ekosistemin rregullator.
  8. Rekomandimi për ndërtimin e transparencës në sistemin politik të Maqedonisë së Veriut dhe vënien në dispozicion të pagesave të shpenzimeve zgjedhore në formën e një baze të dhënash të kërkueshme lehtësisht dhe në kohë
  9. Në afat të gjatë, zbatoni një formë të mandateve specifike gjinore për mënyrën se si partitë përdorin fondet publike – qoftë duke mandatuar që një përqindje e caktuar t’i kushtohet promovimit të grave kandidate, duke kërkuar që një pjesë e fondeve të caktohen për promovim në kandidate gra, ose duke ofruar stimuj të përshtatshëm.
  10. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të ndaluar shprehimisht gjuhën e urrejtjes në reklamat politike me pagesë.
  11. Futjen e dispozitave në Ligjin për Financimin e Partive Politike për të siguruar ndarje të drejtë të fondeve për fushata gjithëpërfshirëse.

Kujtojmë se, Fondacioni Metamorfozis ka hulumtuar fondet publike për fushatat zgjedhore në portalet onlajn. Hulumtimi ështër realizuar në 30 portale informative online të përzgjedhura, që paraqet mbi 10 përqind të numrit të përgjithshëm të uebfaqeve të paraqitura (251) në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për reklama politike me pagesë. Në periudhën nga 15 prilli deri më 10 maj të vitit 2024 monitorimit i janë nënshtruar gjithsej 13.645 tekste për zgjedhjet.​

Hulumtimi vërtetoi se shumica e portaleve të monitoruara kanë qenë të përqendruara te partitë/koalicionet kryesore parlamentare, ndërsa raportimi për partitë më të vogla ka qenë i kufizuar.

Konstatimet e hulumtimit tregojnë se sistemi i financimit të drejtpërdrejtë shtetëror të portaleve informative online mund të rishqyrtohet ose, nëse mbetet, duhet të prezantohen kritere të qarta dhe objektive në legjislacion që të mund të garantohet transparencë dhe llogaridhënie, si në përcaktimin e pranueshmërisë së portaleve informative online, ashtu edhe në përdorimin e parave shtetërore për reklama politike me pagesë.

Në hulumtim rekomandohet edhe përforcimi i standardeve profesionale për gazetarët përmes mbështetjes së siguruar për raportimin investigativ dhe analitik, pra përmes programeve të specializuara për trajnim për gazetarët për aftësi të avancuara investigative, udhëzime etike dhe praktika më të mira në gazetarinë investigative.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • “E-shoqëri: Integriteti njerëzor përballë dilemave në epokën e IA-së, si t’u përgjigjemi sfidave të reja dhe cilat janë zgjidhjet?” – Portalb

    Konferenca e 21-të Ndërkombëtare e-Shoqëri. Foto: Vanço Xhambaski Zbatimi i inteligjencës artificiale po ndodh me ritme më të shpejta sesa krijimi i kornizave rregullatore ose miratimi i standardeve minimale për krijimin dhe përdorimin e saj të përgjegjshëm. Ekspertët e kësaj lëmie gjatë diskutimit në kuadër të konferencës vjetore ‘E-shoqëri’ nxorën në pah rreziqet e “rregullimit […]
    The post “E-shoqëri: Integriteti njerëzor përballë dilemave në epokën e IA-së, si t’u përgjigjemi sfidave të reja dhe cilat janë zgjidhjet?” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • “Edukimi është mjeti më i rëndësishëm i rezistencës kundër fushatave dezinformative” – Portalb

    Konferenca e 21-të Ndërkombëtare e-Shoqëri. Foto: Vanço Xhambaski Procesi i digjitalizimit krijon mundësi të rëndësishme për zhvillim, por në të njëjtën kohë bart edhe rreziqe të shtuara që e minojnë sigurinë e shteteve, institucioneve dhe qytetarëve. Manipulimet me informacionet dhe sulmet kibernetike paraqesin një sfidë serioze për stabilitetin dhe besimin në proceset demokratike, sidomos në […]
    The post “Edukimi është mjeti më i rëndësishëm i rezistencës kundër fushatave dezinformative” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • “E-shoqëri: Transformimi i vërtetë digjital nuk ka vlerë nëse qytetarët vazhdojnë të presin radhë para sporteleve për shërbime” – Portalb

    Konferenca e 21-të Ndërkombëtare e-Shoqëri. Foto: Portalb.mk Integriteti është kusht për një transformim të vërtetë digjital , i cili nuk ka vlerë nëse qytetarët vazhdojnë të presin radhë para sporteleve për shërbime. Ishte kjo vetëm një nga pikat e prezantuara në edicionin e 21 të Konferencës Ndërkombëtare për e-Shoqëri, që u mbajt sot me temë […]
    The post “E-shoqëri: Transformimi i vërtetë digjital nuk ka vlerë nëse qytetarët vazhdojnë të presin radhë para sporteleve për shërbime” – Portalb first appeared on Metamorphosis.