EKO GERILA REAKCIJA 1

Reagim publik i Eko Guerilla

EKO GERILA REAKCIJA 1Pas aktit të shëmtuar të djegies së mbeturinave në deponinë e egër në hyrje të qytetit të Tetovës që ndodhi përsëri më datë 9 Korrik 2016, rreth orës 3 të pasdites Eco Guerilla lëshon këtë

Pas aktit të shëmtuar të djegies së mbeturinave në deponinë e egër në hyrje të qytetit të Tetovës që ndodhi përsëri më datë 9 Korrik 2016, rreth orës 3 të pasdites Eco Guerilla lëshon këtë

REAGIM:

Komuna e Tetovës dhe organet komunale edhe njëherë u dëshmuan si të paaftë dhe të painteresuar për të menaxhuar situatën me deponinë e egër dhe djegien e mbeturinave në të. Fotografitë dhe pamjet e regjistruara në video që na janë dërguar nga qytetarë të shumtë e që tashmë janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë qartë që aty digjen mbeturinat, edhe pse një gjë të tillë autoritetet komunale e kanë mohuar gjithmonë.

EKO GERILA REAKCIJA 1

I përkujtojmë kryetares së Komunës së Tetovës dhe administratës komunale se qyteti që i votoi dhe i zgjodhi është qyteti më i ndotur në Botë, dhe se ajri i ndotur është shkaktar për miliona vdekje në vit në mbarë Botën. Prioritetet të cilat ua ofruat qytetarëve si kurth për t’ju marrë votën i keni humbur tërësisht, dhe në vend që të punoni për t’ju siguruar familjeve tona një mjedis më të pastër jetesor, ju po harxhoni paratë publike për të organizuar pafund festa verore dhe pafund festa dimërore.

EKO GERILA REAKCIJA 2

Qytetarët e Tetovës do dijnë të vlerësojnë saktë dështimet tuaja të njëpasnjëshme dhe do dinë saktë si t’ju dënojnë kur nesër t’i trokisni në derë për t’i kërkuar përsëri votën, të cilën po dëshmoni që e keni çuar dëm.

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.