PANEL DISKUTIMI: IDEJA PËR BARAZI, MIT APO REALITET?!
Më 19.05.2016 (e enjte) në Universitetit e Evropës Juglindore në Tetovë u mbajt Panel diskutimi, aktiviteti përfundimtar nga projekti „ Analiza e politikave dhe shpërndarja e resurseve lokale ndërmjet bashkësive etnike në rajonin e Pellagonisë dhe Pollogut“
Lulzim Haziri, drejtor ekzekutiv në ADI, prezantoi aktivitetet e projektit, duke theksuar rezultatet kryesore të cilat kishin për qëllim forcimin e ndikimit të shoqërisë civile në përfaqësimin e idesë së barazisë në komunat e Gostivarit, Tetovës, Manastirit dhe Prilepit.

Bekim Kadriu, ekspert në fushën e anti-diskriminimit, në prezantimin e analizës: „Gjendja me diskriminimin në rajonin e Pollogut dhe Pellagonisë “, bëri krahasimin e rezultateve që dolën nga hulumtimi ndërmjet qyteteve Gostivar dhe Tetovë, si përfaqësues të rajonit të Pollogut, kurse Manastiri dhe Prilepi, si përfaqësues të rajonit të Pellagonisë.
Аleksandër Kerzhalovski, Drejtor i parë ekzekutiv i MCMS, iu referua rolit të shoqërisë civile në Maqedoni në luftën kundër diskriminimit duke theksuar kontributin e OJQ-ve në hartimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Ai theksoi se politika anti-diskriminuese në shoqërinë e vendit ende është koncept i ri i cili kërkon angazhim më të madh në zbatimin e tij praktik dhe në rritjen e vetëdijes së qytetarëve.
Jasna Arangjeloviq Orovqanec, udhëheqëse projektesh në Shoqatën e Avokatëve të Rinj në Maqedoni, informoi pjesëmarrësit për rastet aktuale gjyqësore në fushën e diskriminimit dhe të cilat bazohen në statusin personal, mobingun në vendin e punës dhe qasjes në institucionet e personave me aftësi të kufizuara fizike. Ajo shtoi se gratë, romët dhe komuniteti LGBT janë ende grupet më të rrezikuara të cilat përballen me diskriminim.

Diskutimi i pjesëmarrësve vazhdoi në drejtim të sugjerimeve për përmirësimin e kompetencave të komisioneve lokale për marrëdhëniet nder-etnike, komisionet për barazi gjinore dhe intensifikimin e veprimtarisë se tyre;veprimi përfshirës i autoriteteve në integrimin e grupeve të prekura; aplikimi i konceptit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel lokal; Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për njohjen dhe reagimin në rastet e diskriminimit, duke përdorur mjetet e disponueshme juridike.
Projektin „ Analiza e politikave dhe shpërndarja e burimeve lokale në mes bashkësive etnike në rajonin e Pollogut dhe Pellagonisë “ e realizon Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) në partneritet me Qendrën kulturore të të Rinjve-Manastir dhe është i mbështetur nga Projekti i USAID-it për shoqëri civile të cilin e realizon Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni. ADI – Gostivar është pjesë e programit për Grante institucionale të Civica Mobilitas financuar nga ana e Agjencisë Zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim.20


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #52152](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/FD2A3429-scaled-1-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51804](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/833241697_1549313317235025_4872257272150207793_n-768x576.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51808](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/825266975_1544017001097990_1917492501596776851_n-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51794](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Image-2026-10-09-at-23.51.48-2-768x1024.jpg)

![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51368](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/09/Краток-документ-за-политики_alb-pdf-1-724x1024-1.webp)