Screenshot 522

Pa tërheqje prapa: Çfarë i duhet shoqërisë civile për të mbetur e qëndrueshme ndaj prapakthimit demokratik

Në të gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, organizatat e shoqërisë civile po veprojnë në kushte gjithnjë e më të vështira. Hapësira qytetare gjithnjë e më e kufizuar, paqëndrueshmëria financiare, dezinformimi, rreziqet ndaj sigurisë digjitale dhe peizazhi teknologjik që ndryshon me shpejtësi ushtrojnë presion mbi organizatat, aktivistët dhe iniciativat joformale.

Raporti i shkurtër i hartëzimit dhe analizës së nevojave, Pa tërheqje prapa:Çfarë i duhet shoqërisë civile për të mbetur e qëndrueshme ndaj prapakthimit demokratik, i shqyrton më në hollësi këto gjendje. Ai shqyrton se çfarë u nevojitet aktorëve të shoqërisë civile për të vazhduar punën e tyre, për t’i forcuar organizatat e tyre dhe për t’iu përgjigjur sfidave të sotme në një mënyrë praktike dhe të qëndrueshme.

Raporti u përgatit si pjesë e projektit Mekanizmi Rajonal i Mbështetjes (EECA), i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe në kuadër të Iniciativës për Demokraci Digjitale (DDI), e cila e përfshin Jugun Global.

Hartëzimi dhe analiza e nevojave u përqendruan në hapësirën qytetare, qëndrueshmërinë organizative, kapacitetet e komunikimit, përfshirjen digjitale, sigurinë digjitale, përballimin e dezinformatave, zbatimin e inteligjencës artificiale dhe mundësitë e reja për rezistencë qytetare.

Gjetjet bazohen në hulumtim dokumentar (desk research) dhe intervista gjysmë të strukturuara me aktorë të shoqërisë civile, duke përfshirë punonjës të organizatave të shoqërisë civile, aktivistë, hulumtues, ekspertë dhe praktikues nga 13 vende të rajonit. Publikimi i përmbledh njohuritë dhe gjetjet nga raportet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajonit të Detit të Zi, Azisë Qendrore dhe Kaukazit. Ajo përfshin Shqipërinë, Armeninë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Gjeorgjinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Turqinë dhe Ukrainën.

Raporti nxjerr në pah sfidat e përbashkëta, dallimet lokale dhe llojet e mbështetjes që aktorët e shoqërisë civile thonë se u nevojiten më së shumti. Gjithashtu, ai vë në dukje fushat ku qëndrueshmëria dhe rezistenca tashmë po zhvillohen, duke filluar nga iniciativat qytetare rinore dhe rrjetet joformale, deri te bashkëpunimi ndër-rajonal, praktikat digjitale dhe qasjet e reja ndaj komunikimit dhe angazhimit të komunitetit.

Këto gjetje do të orientojnë dhe mbështesin aktivitetet e ardhshme në kuadër të projektit Mekanizmi Rajonal i Mbështetjes (EECA).

Lexoni raportin KËTU.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.