[Open call] Instrumenti i Granteve të Vogla: Angazhimi i Qytetarëve në nivelin lokal të RAP

Projekti “Fuqizimi i Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar– Projekti WeBER 3.0 është një projekt rajonal me kohëzgjatje prej tre vitesh e gjysmë, me vlerë 1.444.451 euro i financuar nga Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga Komisioni Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Periudha e zbatimit të projektit është shkurt 2023 – korrik 2026.

Një shumë e përgjithshme prej 280,000 EUR është ndarë për IGV, për të mbështetur deri në 20 grante ,ku secili do të ketë vlerë deri në 14,000 euro, nga të cilat 4 në Serbi, 4 në BIH, 3 në Shqipëri, 3 në Maqedoninë e Veriut, 3 në Kosovë, dhe 3 në Mal të Zi. Kohëzgjatja e granteve të ndara do të jetë deri në 15 muaj.

Në mënyrë tematike dhe përmes produkteve (deliverables) specifike, projektet e mbështetura nga IGV do të integrohen fuqishëm në strukturën e përgjithshme dhe objektivat e WeBER 3.0 dhe do të kontribuojnë drejtpërdrejt në arritjen e objektivit të përgjithshëm të projektit.

Aplikantët duhet të dorëzojnë propozimin e tyre dhe dokumentet e kërkuara përmes e-mail në Weber.grants@thinkforeurope.org dhe Cc: stefan.radojcic@cep.org.rs .

Subjekti i e-mail-it duhet të jetë: “CfP #Weber-G-03: Aplikimi (vend)” (p.sh. “CfP #Weber-G-03: Albania_Application”).

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 28 Dhjetor 2023.

Pyetjet sqaruese mund të dërgohen me e-mail jo më vonë se data 30 Tetor 2023 në adresat e postës elektronike: Weber.grants@thinkforeurope.org dhe në Cc: stefan.radojcic@cep.org.rs . Subjekti i e-mail-it duhet të jetë: “CfP #Weber-G-03: (vendi)_ Pyetje sqaruese”.

Sqarimet për pyetjet e marra pas kësaj date nuk do të jepen. Asnjë përgjigje individuale nuk do të jepet për pyetjet e marra. Sqarimet për të gjitha pyetjet e marra do të publikohen brenda një dokumenti në www.par-monitor.org jo më vonë se 17 Nëntor 2023.

Për aplikantët e interesuar do të organizohen sesione informuese. Sesionet informuese do të mbahen nëpërmjet Zoom në javën nga data 16 Tetor deri më 20 Tetor 2023.

The post [Open call] Instrumenti i Granteve të Vogla: Angazhimi i Qytetarëve në nivelin lokal të RAP appeared first on EPI.

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.