[aggregator] downloaded image for imported item #40576

GRATË ENDE PAK TË PËRFSHIRA NË GARËN PËR KRYETARE KOMUNASH NË POLLOG

Në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 19 tetor të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimi i grave në garën për kryetare komunash mbetet i kufizuar, pavarësisht një rritjeje të lehtë në nivel nacional.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), nga gjithsej 309 kandidatë për 81 komuna, 32 janë gra, që përbën 10.4 për qind  të numrit të përgjithshëm të kandidatëve. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, nga 299 kandidatë, 25 kanë qenë gra, ose rreth 8.4 për qind.

Në Rajonin e Pollogut, megjithatë, pjesëmarrja e grave në garën për pozitat ekzekutive lokale mbetet në nivele të ulëta. Nga nëntë komunat e rajonit, vetëm dy kanë gra kandidate për kryetare komune, ndërsa në shtatë të tjerat garojnë ekskluzivisht burra.

Në këtë kuadër, Rajoni i Pollogut paraqet një pamje që ndryshon pak në kohë. Në zgjedhjet e vitit 2021, nga nëntë komunat e rajonit, vetëm dy kanë pasur gra kandidate për kryetare komune. Në Tetovë dhe Gostivar, ka garuar nga një grua, ndërsa në shtatë komunat e tjera nuk ka pasur gra kandidate për kryetare të komunës.

Ky nivel i ulët pjesëmarrjeje reflekton sfida të vazhdueshme strukturore dhe politike  që ndikojnë në përfshirjen e grave në jetën publike dhe në proceset vendimmarrëse lokale. Ekspertët e fushës theksojnë nevojën për politika të qëndrueshme dhe mbështetje institucional, që të krijohen kushte reale për barazi gjinore në përfaqësimin politik.

Pavarësisht përmirësimeve të lehta statistikore, Pollogu mbetet një nga rajonet me pjesëmarrjen të ulët të grave në politikën lokale, duke treguar se rruga drejt përfaqësimit të barabartë mbetet ende e gjatë.

Kjo analizë është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “Zërat e Barazisë, Demokracisë për të Gjithë”, i zbatuar nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC Tetovë. Ky projekt është një subgrantim i marrë në kuadër të “Mbështetja e BE-së për Qendrën e Burimeve për Shoqërinë Civile – Faza 2” e financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e vetme e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe të Qendrës së Burimeve për Shoqërinë Civile.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.