111. forumi tematik 400x300.jpg

EUROTHINK ORGANIZON PESË FORUME TEMATIKE, DEBAT RAJONAL PËR AGJENDËN EVROPIANE

Gjatë periudhës maj-qershor të vitit 2025, Eurothink- Qendra për Strategji Evropiane ka organizuar pesë forume tematike në disa rajone planore të Maqedonisë së Veriut, duke synuar të forcojë debatin publik mbi sfidat rajonale dhe integrimin evropian.

Në Rajonin Planor të Pellagonisë është diskutuar për menaxhimin e mbeturinave në kontekstin e sistemit rajonal, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndër-komunal dhe nevojën për investime në infrastrukturë të qëndrueshme.

Në Rajonin Planor Jugperëndimor, në Strugë, janë trajtuar ndryshimet klimatike dhe mjedisi, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 27 të negociatave me BE-në, ku u theksua mungesa e kapaciteteve lokale për të zbatuar masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit.

Në Rajonin Juglindor fokusi ka qenë në përdorimin e fondeve ndërkufitare të BE-së për zhvillimin lokal ekonomik, duke përmendur bashkëpunimin me Bullgarinë si shembull potencial.

Në forumin e  Rajonit Planor të Vardarit, në Veles, janë trajtuar sfidat në politikat sociale dhe mundësitë për përfshirje të të rinjve dhe kategorive vulnerabël në tregun e punës.

Ndërkaq, në forumin e mbajtur në Berovë, në Rajonin Planor Lindor janë trajtuar politikat sociale dhe nxitja e punësimit përmes qasjeve gjithëpërfshirëse dhe decentralizuese.

Të gjitha forumet nxorën nevojën për bashkëpunim të gjerë institucional, koordinim më të mirë rajonal, ngritje të kapaciteteve lokale dhe përdorim më të efektshëm të instrumenteve të financimit të BE-së, me qëllim ndërtimin e politikave të qëndrueshme dhe zhvillimit të balancuar rajonal.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • MENDIMI ANTROPOLOGJIK NË ARSIM

    Shkruan: Ilir Saliu Për ç’arsye ekzistojnë ndërtesat dhe urat që ndërtojnë inxhinierët? Apo programet e koduara nga…

  • Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025

    Овој извештај ја оценува отчетноста и транспарентноста на државната администрација преку набљудување на два аспекта: 1) реактивна транспарентност – слобода на информации и 2) проактивна транспарентност. Првиот аспект го оценува степенот до кој е обезбедена ефективна реактивна транспарентност преку спроведливи права за слободен пристап до информации, институционален надзор, усогласени одговори од страна на органите на […]
    The post Извештај од Мониторот за РЈА во Северна Македонија: Организација, Отчетност и надзор – 2024/2025 appeared first on EPI.

  • Platforma digjitale EcoPatrol për raportimin e ndotjes tashmë është aktive

    Bashkësia e ekologëve ”Natyra” – Strugë njofton se platforma digjitale EcoPatrol.mk tashmë është aktive dhe e disponueshme për qytetarët në adresën www.ecopatrol.mk. EcoPatrol është një platformë e krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë raste të ndotjes së mjedisit në komunitetin e tyre.