122087958 3328374217388377 2502548957249409753 n

Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato.

Në këtë proces, organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol kyç. Ato janë një urë lidhëse midis komunitetit dhe institucioneve, duke ofruar informacion, mbështetje, avokim dhe shërbime konkrete aty ku sistemi shpesh nuk është mjaftueshëm i arritshëm. Përmes shtrirjes së aktiviteteve, edukimit, mbështetjes psiko=sociale dhe ligjore, shoqërimit në institucione, fuqizimit ekonomik, avokimit, hulumtimeve dhe fushatave publike, ato kontribuojnë në përmirësimin e aksesit në të drejta dhe shërbime, uljen e diskriminimit dhe përfshirjen më të madhe të romëve në jetën shoqërore. Ose siç thotë Samet Skenderi nga organizata InSok, “organizatat qytetare mbajnë gjithmonë peshën e sfidave të përditshme të komunitetit rom, por në të njëjtën kohë ato mbartin edhe dritën e shpresës”.

Vitet e kaluara kanë treguar se mbështetja për organizatat e shoqërisë civile rome sjell rezultate konkrete.

“Organizatat e shoqërisë civile rome, përfshirë shoqatën tonë, kanë arritur rezultate të rëndësishme në këtë fushë, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit tek më shumë se 1,200 gra rome në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues, mbështetje në qindra raste për ushtrimin e të drejtave sociale dhe familjare, punë në raste diskriminimi me shoqërim të siguruar në institucione, si dhe mbështetje në aksesin në shërbimet shëndetësore dhe reagimin ndaj parregullsive, përfshirë edhe pagesën e paligjshme”, theksojnë bashkëpunëtorët nga Shoqata Iniciativa për të Drejtat e Grave nga Shuto Orizari.

Sipas tyre, iniciativat për mbështetje psiko-sociale janë gjithashtu të rëndësishme, si dhe përpjekjet për të krijuar hapësira të sigurta për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. I tillë është shembulli i hapjes dhe funksionimit të qendrës “ISI ARKA” në Shuto Orizari, e cila ofron mbështetje psiko-sociale për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje dhe përmes fushatave dhe veprimeve publike, rritet ndërgjegjësimi për qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor dhe inkurajohen ndryshimet institucionale.

Por, pas këtyre arritjeve nuk qëndrojnë vetëm numra. Ka histori njerëzore – për gratë që morën mbështetje për të ushtruar të drejtat e tyre, për familjet që e kanë më të lehtë të lundrojnë në sistemin institucional, për të rinjtë që morën një shans më të madh për arsim, për qytetarët që ndien se nuk ishin vetëm në luftën për një jetë dinjitoze. Kjo është arsyeja pse organizatat e shoqërisë civile nuk janë vetëm zbatuese të aktiviteteve, por edhe bartëse të shpresës, besimit dhe ndryshimit.

“Në procesin e dhënë shoqëror veçanërisht është e rëndësishme mbështetja nga programi Civika mobilitas, e cila gjatë viteve ka ofruar mbështetje financiare dhe institucionale për organizatat e shoqërisë civile rome nga rajone të ndryshme të vendit. Përmes granteve, trajnimeve dhe mbështetjes me mentorim, Civika mobilitas u mundëson këtyre organizatave të forcojnë kapacitetet e tyre, të zhvillojnë iniciativa të qëndrueshme dhe të bëhen aktorë me ndikim në krijimin e politikave publike”, thotë Skenderi nga InSok. Ai shtoi se “falë kësaj mbështetjeje, shumë organizata rome kanë arritur të zbatojnë projekte në fushat e arsimit, strehimit, shëndetësisë dhe luftës kundër diskriminimit, duke arritur kështu rezultate afatgjata për komunitetin”.

Numrat e konfirmojnë këtë. Nëpërmjet Civika mobilitas deri më tani janë mbështetur gjithsej 21 projekte që lidhen drejtpërdrejt me komunitetet rome dhe organizatat e shoqërisë civile rome, me një buxhet total prej gati 19 milionë denarë ose rreth 309,000 euro.

Por ky angazhim nuk fillon me Civika mobilitas. Që nga fillimi i themelimit të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar – MCMS, ose që nga viti 1995, u realizua programi i parë që synonte mbështetjen e romëve – “Fuqizimi i romëve”. Tre dekada më vonë, ky angazhim është zhvilluar në një lidhje të gjatë institucionale. Kështu, deri më sot, MCMS ka mbështetur gjithsej 119 projekte që synojnë përmirësimin dhe mbështetjen e jetës së romëve në Maqedoni.

Megjithatë, sfidat mbeten serioze. Komuniteti rom vazhdon të përballet me varfëri, papunësi, diskriminim, akses të kufizuar në kujdes shëndetësor cilësor, arsim dhe mbrojtje sociale. Nevojitet përmirësim i mëtejshëm sistematik i pozicionit të romëve, forcimi i mekanizmave për mbrojtje nga diskriminimi dhe dhuna, llogaridhënie më e madhe institucionale dhe disponueshmëri më e madhe e shërbimeve.

Prandaj, më 8 Prill, përveç njohjes së komunitetit rom, duhet t’u jepet edhe njohje organizatave të shoqërisë civile që punojnë çdo ditë, me përkushtim dhe këmbëngulje për një shoqëri më të barabartë dhe të drejtë. Puna e tyre tregon se ndryshimi është i mundur kur ka solidaritet, këmbëngulje dhe një shqetësim të vërtetë për dinjitetin njerëzor.

Продолжи со читање

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…