граѓански импулс (6)

Impulsi qytetar #15 – pasqyrë mujore e aktiviteteve të përfituesve të granteve

Mars 2026

Në këtë numër të Impulsi qytetar #15, i veçojmë aktivitetet më të rëndësishme të përfituesve të granteve që nga marsi, me fokus në iniciativat që kontribuojnë në një shoqëri më gjithëpërfshirëse, transparente dhe të qëndrueshme.

Gazetarë të rinj dhe me përvojë do të shkruajnë së bashku për problemet lokale. Kjo ishte tema kryesore e takimit editorial të gazetarëve dhe aktivistëve nga “Aktivi Lokal Lindje” me përfaqësues nga Instituti RESIS dhe Këshilli për Etikën e Medias në Maqedoni (KEMM) që u mbajt në Shtip, përmes projektit “Media të komunitetit për një shoqëri civile më të fuqishme”. Koordinatori i projektit Igor Micevski theksoi se fokusi do të jetë në përfshirjen e të rinjve në redaksitë, gjë që do të jetë në dobi si të të rinjve ashtu edhe të gazetarisë lokale në tërësi.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) zhvilloi takime konsultative me gazetarë dhe redaktorë më 17 mars në Manastir dhe 25 mars në Kumanovë, si pjesë e procesit të finalizimit të tekstit të ri të Kodit të Gazetarëve. Takimet nxorën në pah sfidat me të cilat përballet gazetaria lokale: paqëndrueshmëria financiare, numri i reduktuar i mediave lokale dhe ndikimi në rritje i burimeve digjitale informale që nuk i përmbahen standardeve etike.

Vetëm 14 nga 643 ankesat e paraqitura në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) në periudhën korrik 2024 – shtator 2025, ose vetëm 2%, erdhën nga gra nga komunitetet e margjinalizuara. Edhe pse 36% e totalit të ankesave u paraqitën nga gratë, ato nga komunitetet e margjinalizuara mbeten praktikisht të padukshme në sistem pavarësisht ekzistencës së një kornize ligjore dhe mekanizmave institucionale. Këto gjetje u prezantuan në një forum rajonal të organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut më 26 mars në Shkup, ku raporti i monitorimit vuri në dukje një hendek të konsiderueshëm midis kornizës formale ligjore dhe aksesit praktik në drejtësi. Eventi u organizua nëpërmjet projektit “Barazia tani – Fuqizimi i komuniteteve të margjinalizuara për përfshirje sociale dhe mosdiskriminim”.

Nga takimet lokale deri te fushatat publike, “Glasen tekstilec” dhe partnerët e saj po forcojnë rolin e grave në hartimin e politikave lokale. Përmes takimeve të drejtpërdrejta me komunat, përfshirë Delçevën, u ngritën çështje në lidhje me higjienën publike, ndriçimin dhe futjen e transportit komunal – iniciativa që duhet të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Paralelisht, Shtip përfunduaniniciativat gjinorebuxhetore, ku pjesëmarrësit punuan në saktësimin e problemeve dhe masave të propozuara, me qëllim që të përgatiten për avokim para institucione. Ky proces do të vazhdojë me parashtrimin e tyre dhe kërkesën për zbatim konkret. Aktivitetet plotësohen nga fushata “Buxheti nuk është neutral”, e cila nxjerr në pah prioritetet e grave në Vinicë, Dellçevë dhe Shtip – infrastrukturë më të mirë, higjienë publike, kujdes për të moshuarit dhe rrugë më të sigurta.

Me mesazhin se përfshirja digjitale është një çështje e të drejtave të njeriut, jo vetëm një çështje teknike, “Hapni Dritaret” e prezantoi projektin “Avokim për përfshirje digjitale”, në partneritet me Shoqatën për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Drejtësi ZETA. Eventi mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile rreth nevojës për akses më të mirë në teknologjinë ndihmëse. U theksuan gjithashtu drejtime specifike – nga investimet në shkolla me qendra burimesh dhe ofrimi i teknologjisë ndihmëse, deri te zhvillimi i shërbimeve digjitale pa pengesa. Projekti do të bazohet në hulumtimin kombëtar dhe konsultime me palët e interesuara, për të krijuar zgjidhje sistemike që i përgjigjen nevojave reale.

Ndërmarrjet sociale janë ende në pritje të njohjes ligjore. Më 11 mars në Qendrën e Burimeve Qytetare në Shkup, Konekt mblodhi 26 përfaqësues nga organizatat qytetare, institucionet dhe komunat për një debat publik mbi projektligjin për ndërmarrjet sociale, si pjesë e projektit “Ndryshime për qëndrueshmëri”, të cilin po e zbatojnë në partneritet me Fondacionin Apollonia. Diskutimi u përqendrua në përkufizime, kërkesa për të ardhura, stimuj tatimorë, subvencione dhe mekanizma transparence, me përfundimin se ligji duhet të jetë i zbatueshëm, inkurajues dhe të ofrojë mbështetje reale për ndërmarrjet sociale.

Qendra e Burimeve Mjedisore (REC), Eko Logik dhe Florozon publikuan artikullin “Roli kyç i arsimit në promovimin e zakoneve të qëndrueshme të menaxhimit të mbeturinave bio“, të përgatitur në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetar për arritjen e një ekonomie rrethore në menaxhimin e mbeturinave organike”. Zbatuesit theksuan rolin e institucioneve arsimore në zhvillimin e praktikave të qëndrueshme – nga futja e kompostuesve në shkolla dhe aktiviteteve praktike, deri te përfshirja e nxënësve në projekte dhe nisma edukative, deri te nxitja e ndërgjegjësimit mjedisor, të menduarit kritik dhe sjelljes së përgjegjshme midis të rinjve dhe komunitetit më të gjerë.

Instituti i Gjelbër përmes projektit “Zero biombeturina: në partneritet me qytetarët”, intensifikohen aktivitetet në terren për një menaxhim më të mirë të biombeturinave, duke zhvilluar trajnime për anketuesit dhe duke krijuar bashkëpunim me komunat Radovish, Kavadar dhe Kumanovë. Përmes intervistave me institucione lokale, ndërmarrje publike dhe biznese, projekti e thekson nevojën për t’i trajtuar mbetjet biologjike si një burim – për pleh organik, energji ose qëllime të tjera, në vend që të jenë mbetje. Të dhënat e mbledhura dhe konsultimet me palët e interesuara do të shërbejnë për të zhvilluar një propozim koncept për një zgjidhje sistemike për mbetjet biologjike në nivel kombëtar.

Qendra për Ndryshime Klimatike përmes projektit “Partneriteti rajonal për zbatim më të mirë Agjendës së gjelbër në nivel lokal“ realizoi një seritakimesh dhe konsultimesh pune online mepërfaqësuesitngatë gjithërajonet planifikuesevend, me qëllim të prezantimit dhe përfundimit  të Udhërrëfyesit për Agjendën e gjelbër. Në takimet me komunat e rajonit Jugperëndimor, të Pellagonisë , të Juglindjes , të Vardarit dhe të Verilindjes dhe atij Lindor, u prezantua versioni i punës dhe ai i draftit të dokumentit dhe u hap një diskutim për përmirësimin e tij.

Lëvizja eko e gjelbër Berovë, partner i QNK, ndau të dhëna nga Analiza për Agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, në të cilin mund të vërehet përafrimi i qëndrimeve qytetarëve nga rajoni lindor. Rezultatet tregojnë se qytetarët janë të gatshëm të seleksionojnë mbeturinat nëse plotësohen kushtet, se ata i besojnë fuqimisht ushqimit vendas dhe se janë gjithnjë e më të gatshëm të paguajnë për produkte më të shëndetshme.

Qendra për aktivizëm rinor KRIK krijoi një partneritet me IPSH Spitalin Psikiatrik  Shkup në kuadër të projektit “Së bashku për avokim të gjelbër”, që synon përmirësimin e mbështetjes dhe përfshirjes në komunitet. Gjatë marsit dhe prillit, Qendra zbatoi një trajnim me temën “Midis ndotjes dhe shëndetit mendor të të rinjve”, duke përfshirë 14 të rinj nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë në Gostivar dhe Kërçovë. Pjesëmarrësit u njoftuan me temat siç janë eko-ankthi, eko-trishtimi dhe roli i të rinjve në ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme.

Pro lokal nga Manastiri, si pjesë e projektit “Politikat rinore të përshtatura sipas nevojave të të rinjve” më 19 mars organizoi dy fokus grupe, në Tetovë dhe Ohër, me përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, ku diskutoi për ndryshimet midis komunave rurale dhe urbane dhe rekomandimet për përmirësimin e Ligjit për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore. Më 26 mars, në Qendrën e Burimeve Qytetare në Shkup, hulumtuesi kryesor Rubin Nikolloski i prezantoi gjetjet kryesore nga vlerësimi kombëtar i ndikimit të Ligjit për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore. Të dhënat tregojnë se numri i këshillave rinore lokale ka qenë në rënie që nga viti 2021, në shumë komuna nuk ka linjë buxhetore për të rinjtë dhe të rinjtë në zonat rurale po largohen ndërsa janë ende në shkollë të mesme.

Për të nxitur debatin publik mbi arsimin e lartë, Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal publikoi pesë analiza: “Renditja e universiteteve dhe cilësia e arsimit të lartë”, “Midis standardizimit evropian dhe dilemës së autonomisë universitare”, “Analiza e projektligjit për arsimin e lartë”, “Arsimi i lartë në Maqedoninë e Veriut dhe domosdoshmëria e reformave” dhe “Përplasja e kulturave arsimore: Universiteti midis zakoneve dhe transformimit”.

Këto aktivitete, të mbështetura përmes projekteve Civika mobilitas, konfirmojnë angazhimin e vazhdueshëm të organizatave të shoqërisë civile për të krijuar kushte jetese më të mira dhe me cilësi më të lartë për qytetarët.

Продолжи со читање