THIRRJE PËR DHËNIE TË GRANTEVE AKSIONALE CM-AKT-06
Civika Mobilitas shpall thirrje për dhënie të granteve aksionale [CM-AKT-06]
Mund tё aplikojnё:
- organizata të shoqërisë civile të cilat janë të regjistruara në pajtim me ligjin për shoqata dhe fondacione (Gazeta Zyrtare 2010 52/10);
- institucione joprofitabile hulumtuese-shkencore në pajtim me ligjin për veprimtari hulumtuese-shkencore;
- rrjete, koalicione, sindikata ose platforma të regjistruara zyrtarisht në përputhje me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet (Gazeta Zyrtare 2010 52/10); i përbërë nga të paktën tre (3) organizata aktive.
Përkrah organizatës kryesore, në aplikim patjetër duhet të inkuadrohen më se paku dy partnerë. Partneri duhet të plotësojë një nga kategoritë e mësipërme. Mediat mund të regjistrohet si partnerë në këtë thirrje.
Ky kriter i përshtatshmërisë nuk vlen për rrjetet, koalicionet, aleancat ose platformat e regjistruara zyrtarisht të përbëra nga tre (3) organizata aktive Ata kanë të drejtë të aplikojnë pa partnerë – organizatat nga lista e pronarëve do të konsiderohen si partnerë.
Aplikimet për thirrje dorëzohen vetëm në mënyrë elektronike (e-mail) në adresën vijuese: aplikacija@civicamobilitas.mk
Thirrja pёrmban Udhёzues pёr aplikantёt dhe Formular pёr paraqitje me shtojca.
Aksionet e propozuara duhet të kontribuojnë në qëllimet dhe rezultatet e Civica mobilitas. Kohëzgjatja e aktiviteteve nga kjo thirrje duhet të jetë më së paku 12 dhe më së shumti 18 muaj. Madhësia e grantit të kërkuar duhet të jetë ndërmjet 2.500.000 dhe 3.000.000 denarë. Shuma totale në dispozicion për këtë thirrje është 18.000.000 denarë. Organizatat mund të dërgojnë vetëm një aplikim në këtë thirrje- ose në rolin e aplikantit ose në rolin e partnerit.
Aplikimet duhet të dorëzohen përmes postës elektronike me shënimin: “Thirrje për grante aksionale nr. ref. CM-AKT-06″ në adresën vijuese: aplikacija@civicamobilitas.mk
Afati përfundimtar për aplikim është 3 mars 2021, deri në ora 14:00, data dhe koha e mbërritjes së postës elektronike do të konsiderohen si prova përkatëse të paraqitjes së aplikimit brenda afatit të caktuar. Aplikantët do të njoftohen për pranimin e aplikimit me përgjigje në adresen e tyre elektronike.
Civica mobilitas nuk do të pranojë aplikime të dërguara me postë të rregullt ose aplikime të dorëzuara personalisht.
Aplikimet duhet të dërgohen në një porosi të vetme e cila do të përfshijë dokumentet e mëposhtme në formatin e duhur (word/excel dhe PDF aty ku është e zbatueshme) dhe nuk do të kalojë 20 MB:
- Aplikimi i kompletuar për grant aksional
- Shtojca 1 – Korniza logjike për aksionin
- Shtojca 2 – Buxheti i aksionit dhe arsyetimi I harxhimeve;
- Shtojca 3 – Lidhshmëria e aksionit me Civica mobilitas;
- Shtojca 4 – Deklaratat për partneritet.
- Shtojca 5 – Dëshmi mbi statusin ligjor të aplikuesit (gjendja aktuale e lëshuar nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më të vjetër se gjashtë muaj nga data e publikimit të kësaj thirrjeje (3 shkurt 2021); versionet e skenuara pranohen gjithashtu.
- Deklarata e skenuar e aplikantit (e plotësuar dhe e nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor – pjesa G. deklarata e aplikantit)
- Deklaratat e skenuara për partneritet (të plotësuara dhe të nënshkruara nga përfaqësuesit e tyre ligjorë – Shtojca 4. Deklaratat për partneritet.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Të interesuarit mund të dërgojnë pyetjet e tyre me shkrim në: helpdesk@civicamobilitas.mk jo më vonë se 22 shkurt 2021, titulli i porosisë duhet të përmbajë numrin referent për këtë thirrje (CM-AKT-06). Pyetjet mund të bëhen edhe përmes faqes së internetit të Civica Mobilitas.
SESIONET INFORMATIVE
Civika mobilitas do të zhvillojë të paktën një sesion informimi online mbi këtë thirrje. Ndiqni webfaqen e Civica Mobilitas, si dhe faqen në Facebook dhe informohuni për çdo ndryshim eventual.
KORNIZA KOHORE PRELIMINARE
Hapja e thirrjes për propozime | 4 shkurt 2021 |
Sesion informativ | 16 shkurt 2021 |
Afati I fundit për dorëzim të propozimeve | 3 mars 2021, ora 14.00 |
Vendim nga Komisioni për zgjedhje të granteve | Mars 2021 |
Lajmërim për grantet e aprovuara dhe propozimet e refuzuara | Mars 2021 |
Negociata dhe nënshkrimi i kontratave | Prill 2021 |
