Forume regjionale të Civika mobilitas

Civika mobilitas i paralajmëron dy forumet regjionale, të cilat do të organizohen në regjionin Juglindor dhe të Pollogut.

Forumi “Deponitë: ku dhe kur?” do të organizohet më 4 dhjetor me fillim në ora 10 në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë edhe një herë e aktualizoj problemin shumëvjeçar me deponitë dhe kërkimin e zgjidhjes për ato. Pjesëmarrjen tuaj mund ta paraqitni në: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe1xwr7hn7WCVa-PZ9zWH1NAtQ23BeFMX-htQeO-WnlcXPgcg/viewform

Në Maqedoni ka 54 deponi komunale, të cilat i ndotin ujërat nëntokësorë, tokën dhe ajrin, ndërsa ekspertët vlerësojnë se 16 deponi janë me rrezik të lartë, 16 me të mesëm, ndërsa 19 me rrezik të ulët për ambientin jetësor. Vetëm, deponia e Shkupit “Drislla” ka leje të integruar për menaxhim me mbeturina, ndërsa krahas mbeturinave komunale, të cilat shpesh nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike që të aplikojnë për marrjen e lejeve, në Maqedoni ka edhe rreth 1.000 deponi të egra.

Përpjekjet e deritanishme që të përfundojnë dhe të funksionojnë deponitë regjionale kanë mbetur pa sukses, pjesërisht edhe për shkak të rezistencës së popullatës lokale e cila nuk lejon që të vendosen në rrethinën e vendbanimeve të tyre.

Forumi regjional “Minierat: po ose jo?” do të mbahet më 5 dhjetor prej orës 13 në Shtëpinë e armatës në Strumicë. Pjesëmarrjen tuaj mund ta paraqitni në https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdnFPb9Tms033WyAYXjSlmULoGutT4Z_KKs_kMJ4nowq4TWxg/viewform.

Diskutimi do të fokusohet në situatën aktuale me koncesionet e lëshuara për hulumtime gjeologjike ose për hapjen e minierave. Iniciativat kundër minierave në juglindje deri tani kanë realizuar gjashtë referendume, prej të cilave tre të suksesshme dhe tre pa sukses. Ata pohuan se nëse kompanitë e paralajmëruara fitojnë koncesione për hapjen e minierave, mineralet do të nxjerrën vetëm me ndihmën e eksplozivit dhe mekanizimit të rëndë, ndërsa në procesimin e mineralit do të përdoret cianid, i cili është mjaft i dëmshëm për shëndetin e njerëzve. E gjithë kjo do të shpie drejt prishjes së reliefit dhe humbjes së pyjeve, që do të thotë ndryshim i plotë i klimës në këtë regjion. Nga ana tjetër, besohet se minierat janë shpresë për të papunësuarit nga rajoni juglindor, si dhe mundësi për ndryshimin e strukturës së ekonomisë, e cila deri tani ishte kryesisht tekstile dhe e përpunimit të drurit.

Pritet që të dy forumet të nxitin bashkëpunim mes autoriteteve lokale dhe qendrore, organizatave qytetare dhe palëve tjera të prekura për tejkalimin e këtyre problemeve mirët ë njohura në nivel regjional. Bashkëbisedues do të jenë kryetarët e komunave nga komunat në regjionin i cili ballafaqohet me këtë problematikë, përfaqësues të Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, përfaqësues të rajoneve planore, përfaqësues të organizatave qytetare dje aktivistë të cilët punojnë në fushën e ekologjisë.

Ju presim!

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…