A e dimë se çfarë ndryshimesh shoqërore nxisim?

“Ju vini nga organizata të ndryshme dhe arrini deri te grupe tërësisht të ndryshme qëllimore. Në mënyrë të ndryshme flisni për organizatën tuaj me mik, donator ose me përfaqësues të një institucioni qeveritar”. Me këtë, Sajmon Forester, ekspert ndërkombëtar i Civika mobilitas, e filloi konferencën e sotme (21.02.2018) “Matja dhe komunikimi i ndryshimit shoqëror që e nxisni”.

Në këtë punëtori morën pjesë 16 përfaqësues të grantistëve institucional dhe aksionar të Civika mobilitas. Shfrytëzuesit institucional të granteve shpesh ballafaqohen me pengesa që në mënyrë efektive t’i prezantojnë arritjet e tyre, pasi që grantet e këtilla kanë të bëjnë me fuqizimin e brendshëm të organizatave të tyre. Krahas Forester, Dushko Todorovski, prej Asociacionit Zenit, dhe Gonce Jakovleska nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, i udhëhoqën sesionet e sotme.

Gjatë punëtorisë u prezantuan “Zinxhiri i rezultateve”, treguesit matës, ndërsa diskutohej edhe për rëndësinë e komunikimit efektiv për organizatat qytetare. Po ashtu, u prezantuan shembujt pozitiv të organizatave qytetare nga Maqedonia dhe nga jashtë, të cilën dinë në mënyrë mbresëlënëse t’i ndajnë të dhënat nga projektet dhe fushatat e tyre.

Pjesa praktike përbëhej prej ushtrimeve individuale dhe grupore, ku pjesëmarrësit mund ta praktikojnë atë që e kishin mësuar në shembullin e organizatës prej ku vijnë. Ata u pajtuan se ndonjëherë shumë i përkushtohen punës prej projektit të tyre, ndërsa nuk i kushtojnë mjaft vëmendje prezantimit të asaj që e kanë bërë në opinion. Sipas tyre, ky është rezultat i mungesës së resurseve njerëzore të cilët do të merreshin me komunikim.

Продолжи со читање