Reagim ndaj ngjarjeve të lidhura me monumentin e shqiponjës dykrenore në Fushëtopanë dhe gurë-themelin e kryqit në Komunën e Butelit
Asociacioni për Iniciativa Demokratike si pjesë e projektit “Udhërrëfyesi drejt zgjedhjeve të lira dhe korrekte” dërgon reagim me rastin e ngjarjeve dhe incidenteve lidhur me vendosjen e përmendores të shqiponjës dykrenore në Fushëtopanë dhe gurë-themelinekryqit në komunën e Butelit.
Asociacioni për Iniciativa Demokratike si pjesë e projektit “Udhërrëfyesi drejt zgjedhjeve të lira dhe korrekte” dërgon reagim me rastin e ngjarjeve dhe incidenteve lidhur me vendosjen e përmendores të shqiponjës dykrenore në Fushëtopanë dhe gurë-themelinekryqit në komunën e Butelit.
Si edhe në ciklet e kaluara zgjedhore, ashtuedhe në këtë periudhë parazgjedhore e cila për nga natyra e vet është specifikepas krizësserioze politike në të cilën ka hyrështeti, vërejmë luhatjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe shfaqjen e retorikës dhe veprimeve të forcuara nacionaliste të subjekteve politike. Në këtë kontekst i interpretojmë edhe zhvillimet e fundit rrethvendosjes së monumenteve në territorin e Shkupit, që janë simbole të rëndësishme të identifikimit të të dy bashkësive më të mëdha etnike në Maqedoni.
Apelojmë deri te të gjitha institucionet për qasje relevante proaktive dhe kujdes në zgjidhjen e incidenteve të lartpërmendura, në përputhje me kompetencat dhe autorizimet e deleguara ligjore.
U bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që të ngrihen mbi situatën, të mos e ashpërsojnë atmosferën politike edhe ashtu specifike, të mos abuzojnë me simbolet kombëtare dhe fetare për qëllimet e tyre partiake dhe për defokusim të vëmendjessë publikut nga proceset serioze politike dhe shoqërorenëpër të cilat kalon vendi, dhe të cilat e largojnë atë nga rruga e integrimit euro-atlantik.
Ne besojmë se qytetarët e Maqedonisë i kapërcyen sfidat e këtilla, ne besojmë në ndërgjegjen dhe racionalitetin e tyre qytetar, politik dhe shoqëror, si dhe u bëjmë thirrje që të mos lejojnë që të shfrytëzohenpër konstruksionet e qëllimshme dhe të orkestruara të partive politike për nxitjene tensioneve ndëretnike edhe në këtë periudhë parazgjedhore.
Më në fund, ne konsiderojmë se është koha e fundit që qytetarëvetë Maqedonisë të fillohet tu sigurohen simboletë bashkimit, në vend të abuzimit me to.
Asociacioni për Iniciativa Demokratike, monitorimin e marrëdhënieve ndëretnike e realizon në kuadër të projektit “Udhërrëfyesi drejt zgjedhjeve të lira dhe korrekte”, i cili është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Ambasada e Holandës, Instituti Kombëtar Demokratik dhe Fondi Nacional për Demokraci. Projekti realizohet në partneritet me Asociacionin Qytetar “MOST”, Qendrën për Analiza Ekonomike, Ambasadën e Parë të Fëmijëve në Botë “Megjashi” dhe Qendrën Kulturore Rinore – Manastir.





![[Aggregator] Downloaded image for imported item #47766](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/05/1-1-768x1024-1.png)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #47643](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/05/664379689_4466484023566232_6325096334864092486_n-768x470.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #47629](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/05/Ali-Pajaziti.webp)