[Aggregator] Downloaded image for imported item #48195

Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët skeptikë ndaj përmbajtjeve mediatike!

 

Të rinjtë nuk kanë besim të madh te mediat, andaj thonë se burimet e tyre të informacionit më së shpeshti i kërkojnë në rrjetet sociale, ndonëse janë të vetëdijshëm se kudo mund të ballafaqohen me dezinformata. Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë (KEMM), në periudhën nga shtatori deri në nëntor të vitit 2024, mbajti 10 punëtori në shkolla të mesme dhe në fakultete anembanë Maqedonisë, duke biseduar me të rinjtë për nevojën e verifikimit të informacioneve që marrin përmes kanaleve të ndryshme, për rreziqet gjatë shpërndarjes së lajmeve, videove ose fotografive, për etikën gazetarske dhe rëndësinë e vetërregullimit mediatik. Një pjesë e bashkëbiseduesve tanë, nxënës dhe studentë, vënë në dukje se edhe pse shpesh i dallojnë manipulimet në përmbajtjet mediatike, megjithatë konsiderojnë se gazetaria është një profesion interesant me shumë sfida.

Projekti “Inkurajimi i qasjes etike në raportim te gazetarët e rinj potencialë” mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të iniciativës më të gjerë “Akademia e trajnimit për gazetarë dhe punonjës mediatikë T-AIM”.

 

 

Source

This post was originally published on this site

Продолжи со читање