Indeksi i Hapjes: Filloi rrethi i dhjetë i matjes së hapjes së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ
Filloi rrethi i dhjetë e matjes së hapjes së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në katër vende nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përkatësisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi, përmes Indeksit të Hapjes. Matja kryhet nga rrjeti ACTION SEE – Rrjeti për Përgjegjësi, Teknologji dhe Hapje Institucionale në Evropën Juglindore me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci përmes projektit “Përdorimi i teknologjisë për të promovuar llogaridhënien dhe transparencën institucionale”.
Indeksi i hapjes paraqet një tregues të përbërë, i cili tashmë dhjetë vite me radhë e përcakton shkallën e hapjes së institucioneve shtetërore të Ballkanit Perëndimor ndaj qytetarëve dhe shoqërisë, dhe është krijuar për ta përcaktuar shkallën në të cilën qytetarët e Ballkanit Perëndimor marrin informacione të përshtatshme dhe të kuptueshme nga institucionet.
Për ta matur shkallën e hapjes institucionale, partnerët e rrjetit ACTION SEE, duke i ndjekur standardet ndërkombëtare, rekomandimet, si dhe shembujt e praktikës së mirë, i monitorojnë institucionet sipas treguesve specifikë sasiorë dhe cilësorë, si për shembull: qasja në informacione në ueb-faqet zyrtare të institucioneve, cilësia e kornizës ligjore për çështje të caktuara, burimet e tjera të informimit të publikut, të dhënat e publikuara për punën e institucionit, furnizimet publike, informatat për shpenzimin e parave publike, etj.
Në bazë të rrethit të nëntë të matjeve që u kryen gjatë vitit 2025, u përgatitën publikimet “Vlerësimi i qeverisjes së mirë të pushtetit ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes” dhe “Vlerësimi i qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes”, të cilat ofrojnë një pasqyrë të detajuar të hapjes së institucioneve individuale dhe përmbajnë rekomandime dhe hapa konkretë për përmirësimin e hapjes së tyre.
Projekti “Përdorimi i Teknologjisë për të Promovuar Përgjegjësinë dhe Transparencën Institucionale” zbatohet nga Qendra për Tranzicion Demokratik (Mali i Zi) në partneritet me Fondacionin për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, Shoqatën Qytetare “Zashto ne?” (“Pse Jo?”) (Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe Partnerët për Ndryshim Demokratik Serbi (Serbi), me mbështetje financiare nga Fondi Kombëtar për Demokraci.
This post was originally published on this site



![[Aggregator] Downloaded image for imported item #44220](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/preotesti-bitola-resen-1.jpg)



![[Aggregator] Downloaded image for imported item #42780](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2025/12/plarforma.jpg)